Mizoria në Siri nuk njeh kufij, qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur nën përkujdesjen e askujt

Të paktën 250 persona janë vrarë gjatë dy ditëve dhune në Gutan lindore, pasi aeroplanët rusë dhe sirianë kanë vazhduar bombardimet ndaj enklavës që është nën kontrollin e rebelëve. Raketa dhe artileria e rëndë është përdorur në goditjen e objektivave në periferi të Damaskut, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi. Kombet e Bashkuara këtë situatë e […]
Raketa dhe artileria e rëndë është përdorur në goditjen e objektivave në periferi të Damaskut, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
Kombet e Bashkuara këtë situatë e ka përshkruar si diçka që shkon “përtej imagjinatës”, ndërsa “Amnesty International” ka deklaruar se “krimet skandaloze të luftës” janë duke u kryer.
Forcat besnike të Bashar al Assadit janë nisur drejt regjionit të Afrinit verior, por ata janë ndaluar nga të shtënat e ushtrisë turke. Për më tepër ky rajon kontrollohet akoma nga kurdët, të cilët janë në luftë me ushtrinë turke.
Bombardimet në Gutan lindore kanë çuar në një numër të madh vrasjesh në 48 orët e fundit që nga sulmi kimik në vitin 2013.
Observatori për të Drejtat Humane Siriane ka deklaruar se 106 civil janë vrarë, përfshirë 19 fëmijë, gjatë dhunës që kishte ndodhur ditën e martë./Periskopi/















