Milani i afrohet edhe më shumë zonës së Evropës, fiton ndaj kundërshtar kyç për Europa Ligë, Sampdorias

Me rezultat prej 1-0, Milani e ka mposhtur Sampdorian në San Siro, në ndeshjen e javës së 25-të në kampionatin italian. Vendasit patën mundësi të kalonin në epërsi në minutat e para të takimit, mirëpo dështuan të realizonin nga pika e bardhë. (Foto: Getty Images) Nicola Murru e preku topin me dorë në zonë dhe […]

Vendasit patën mundësi të kalonin në epërsi në minutat e para të takimit, mirëpo dështuan të realizonin nga pika e bardhë.

(Foto: Getty Images)

Nicola Murru e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Ricardo Rodriguez e mori përgjegjësinë, mirëpo Emiliano Viviano ia mohoi golin.

Por, nuk zgjati shumë dhe nikoqirët e zhbllokuan rezultatin. Pas një aksioni të organizuar mirë nga Rossonerët, Giacomo Bonaventura e dërgoi topin në rrjetë (13′).

Në fund të pjesës së parë, Leonardo Bonucci arriti të shënonte, mirëpo foli u anulua pas konsultimit të VAR-it.

(Foto: Getty Images)

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos vazhduan të luanin më mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa dy raste të mira i pati Hakan Calhanoglu dhe një tjetër Davide Calabria, por Viviano nuk pranoi gola të tjerë.

Milani mban vendin e shtatë në tabelë me 41 pikë pas 25 javësh, nga 12 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje.

Pikë të barabarta me kuqezinjtë, por në një vend më lartë në tabelë pozicionohet Sampdoria që ka golaverazh më të mirë.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët janë mysafirë të Romës në Stadio Olimpico, ndërsa Sampdoria luan në shtëpi kundër Udineses.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova