Lewandoski e shkarkoi agjentin që ishin 10 vite në bashkëpunim

Lewandoski e shkarkoi agjentin që ishin 10 vite në bashkëpunim

Sulmuesi më i mirë në Bundesliga tash e një kohë, lojtari i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ka kohë që i ka vënë në alarm skuadrat e mëdha evropiane, të cilët e dëshirojnë polakun. Lewa ka bërë një lloj paralajmërimi lidhur me të ardhmen e tij, pasi ndërpreu raportin 10 vjeçar me agjentin e tij Cezary […]

Lewa ka bërë një lloj paralajmërimi lidhur me të ardhmen e tij, pasi ndërpreu raportin 10 vjeçar me agjentin e tij Cezary Kucharski.

Ky gjest i sulmuesit polak është duke u parë si tentativa e tij fundit, për të siguruar një largim nga Bayern për një aventurë tjetër, pikërisht këtë verë kur ai mbush 30 vjet.
Pas disa viteve të suksesshme në gjermani me klubin bavarezë, Lewandowski këto javët e fundit, thuhet se po kërkon nga drejtuesit e Bayern t’i mundësojnë një transferim të qetë tek ndonjë skuadër tjetër, e që më së shpeshti është përmend ekipi mbretëror i Real Madrid.

Lewandowski po kërkon sfida të reja në Ligën e Kampionëve dhe këtë polaku e sheh që mund ta arrijë duke qenë jashtë Gjermanisë. Ndryshimi agjentit ka nisur edhe thashethemet, se njëri nga dy “super agjentët” e futbollit, Mino Raiola apo Jorge Mendes janë ata që mund ta nënshkruajnë polakun, Mirëpo gjërat sipas gjitha gjasave mund të shkojnë në një drejtim tjetër, ku Pini Zahavi mendohet se do jetë agjenti i ardhshëm i sulmuesit.

Zahavi një agjent izraelit 74 vjeçar, ka qenë pak më i tërhequr vitet e fundit nga skena e përgjithshme evropiane, pasi ishte shumë i përfshirë në fillimet e vitit 2000 në Premier League, me ekipe si Chelsea. Mirëpo rishfaqja e izraelitit ndodhi verën e kaluar, kur u bë shkaktari kryesor i transferimit të Neymar tek PSG.

Duke marrë parasysh këtë gjë dhe historikun e Zahavit me Chelsea-n dhe PSG-në, mendohet se këto dy skuadra mund të jenë afër ndonjë marrëveshjeje verës, por për polakun Real Madrid mbetet si pretendimi i tij primar, nëse “Los Blancos” vendosin t’i afrohen me ndonjë marrëveshje sulmuesit polak

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova