Krasniqi: Presidenti Thaçi nuk artikuloi asnjë kërkesë konkrete drejtuar BE-së

Kushdo që ka pritur ndonjë rezultat ose lobim për mbështetje të Kosovës, nga vizita që sot i vënë vendit krerët evropian, ka mbetur i zhgënjyer. Kjo ngase krerët vendor u treguan krejt të butë, në takimet me delegacion evropian, duke mos shtruar asnjë kërkesë e lutje, por vetëm falënderime. Kështu ka vlerësuar Jeta Krasniqi, menaxhere […]
Kjo ngase krerët vendor u treguan krejt të butë, në takimet me delegacion evropian, duke mos shtruar asnjë kërkesë e lutje, por vetëm falënderime.
Kështu ka vlerësuar Jeta Krasniqi, menaxhere e programit për dialogun Kosove Serbi në KDI.
Sipas saj ajo e edhe qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer nga Presidenti Thaçi, i cili nuk tha asgjë përveç falënderimeve
“Në adresimin e Presidentit Thaçi përveç falënderimeve për BE-në, shprehjen e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe paralajmërimeve që së shpejti ai do të takohet me Presidentin Vuçiç për të vazhduar dialogun, Presidenti Thaçi nuk artikuloi asnjë kërkesë konkrete drejtuar BE-së për ofrimin e perspektivës së qartë evropiane, asnjë kërkesë konkrete drejtuar BE-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, asnjë kërkesë për epilogun që pala kosovare pret të ketë ky proces.” ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se në kohën kur diplomacia serbe po punon fuqishëm kundër shtetit të Kosovës, ky i fundit nuk kërkoj asgjë nga krerët evropian, duke dështuar kështu në shfrytëzimin e një shansi shumë të mirë, për të kërkuar mbështetje për vendin
“Një diplomaci e butë e shtetit të Kosovës karshi diplomacisë stuhi të cilën Serbia është duke e zhvilluar tash e sa kohë kundër shtetit të Kosovës dhe integritetit të saj territorial e kushtetues.
“Presidenti Thaçi deklaroi se është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje në mes palëve por se çfarë duhet të përmbaj ajo marrëveshje nuk u tha dhe as nuk u kërkua.
Nuk u kërkua nga Presidenti që me anë të kësaj marrëveshjeje Serbia të njoh shtetin e Kosovës, nuk u kërkua nga zyrtarët e BE-së që të lobohet me 5 shtetet jo njohëse duke e njohur gatishmërinë e Kosovës për një dialog konstruktiv me Serbinë, për më tepër nuk u kërkuan as garanca apo mbështetje për hapin pasues të Kosovës drejtë rrugëtimin evropian – atë të vendit kandidatë në BE.” Është shprehur Krasniqi.
Delegacioni evropian ka zhvilluar takime me të gjithë krerët shtetërorë të Kosovës, dhe u ka bërë të qartë atyre se përveç demarkacionit, kusht për tu futur në proceset integruese është edhe lufta kundër korrupsionit.












