Kozniku: “Fadil Vokrri më tradhëtoi”

Kozniku: “Fadil Vokrri më tradhëtoi”

Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku është i zhgënjyer që ka pritur me vite të tëra dhe në fund ka marrë përgjigjen negative nga njeriu i parë i FFK-së.  Kozniku s’e kishte pritur se do t’i mbyllej dera. “Me vite të tëra, para se me u pranua Kosova në UEFA e FIFA, jam në kontakt […]

Kozniku s’e kishte pritur se do t’i mbyllej dera. “Me vite të tëra, para se me u pranua Kosova në UEFA e FIFA, jam në kontakt me Fadil Vokrrin, me kreun e FFK-së dhe sa e sa herë me kishte thënë: Ardian, derën e ke çelur sa herë të duash. Me kishte thënë se, këta trajnerë që i kam aktualisht do t’i la një herë të punojnë, se po punojnë pa para dhe sipas tij, po vije periudha ime, veç ta kryen ciklusin Albert Bunjaku”, tregon Kozniku ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Me 2 mars pritet të emërohet përzgjedhësi i ri i kombëtares së Kosovës, ndërsa Kozniku është i zemëruar për se e lanë me vite të presë dhe në fund asgjë.

Ai drejton gishtin direkt te kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kozniku dhe miku i tij Slaven Bilic

“Për herë të parë po e zbuloj për gazetën tuaj, se çfarë me tha Fadil Vokrri me 2 shtator në ndeshjen Kroaci-Kosovë. Unë e pyeta: Fadil, kanë mbetur edhe dy ndeshje, a do të mbetet ende Albert Bunjaku a po do të largohet nga selektori. Ai ma ktheu në katër sy: Ardian, me Albertin do ta përfundojmë në fund të eliminatorëve për Kampionatin Botëror dhe do të marrim një trajner të madh. Ndërkaq, unë ia ktheva: Fadil, faleminderit”, tregon Kozniku.

“Fadili vazhdimisht më thoshte se e ki derën çelur, por kështu nuk ndodhi. Kur me tha në katër sy dhe midis Zagrebit, se do të marrim një trajner të madh, atëherë pse me mbajte për këto vite as andej e as këndej”.

“Më vjen keq që e them përmes gazetës, nuk mundem më ta mbaj fshehurazi”, shpreh zhgënjimin Kozniku, ish futbollist i Vëllaznimit, Prishtinës, Hajdukut të Splitit, Dinamos nga Zagrebi, Cannes, Le Havre, Bastia dhe me Kroacinë është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror – ‘France 1998’.

Kozniku e pranon se në vitin 2014-15, para se të shkonte trajner në Shkëndijë të Tetovës, iu ofrua posti si drejtor sportiv për grupmoshat e reja, por sipas tij, ishte një post vetëm në letër dhe e kishte refuzuar.

“I kam prish shumë punët e mija duke pritur. Nuk kam pasur nevojë unë me fol rrotull, kam fol direkt me Fadil Vokrrin. Nuk kam nevojë me ia dërguar biografinë e karrierës sime, sepse e dinë të gjithë ata se kush jam. Me vite kam humbur shumë gjëra, kam lënë anash edhe ofertat e klubeve tjera, duke iu thënë se po presë një ofertë tjetër dhe nuk mund të vendosi lehtë. Ende jam i gatshëm ta marrë drejtimin e Kosovës, edhe pse dikush më mbylli derën. Nuk do të jetë askush i përjetshëm në federatë, se dikur do të ndryshojnë gjërat. T’i jepet shansi Ardian Koznikut, që e ka ëndërr ta drejtojë Kosovën dhe jo vetëm unë, por edhe disa kolegë që janë brenda dhe jashtë vendit”.

“Respekt gjithë trajnerëve edhe më të rinj që janë edhe më të vjetër. Me vite kam qenë në krahë të Fadil Vokrrit, por me tha se po e marrim një trajner të madh. Nuk them që jam i vetmi që dua me udhëheq kombëtaren, ka edhe tjerë koleg që janë jashtë dhe brenda në Kosovë, ka njerëz që kanë dëshirë me udhëheq. Fadil, faleminderit që të prita për këto vite”.

“Ardian Kozniku prej vitit 1990 veç fizikisht ka qenë larg Kosovës, me mendje gjithë isha aty, edhe kur isha në Hajduk, në Le Havre, Bastia, Cannes etj. Jam prej fillimit, jo vetëm si dikush kur u bë shtet Kosova. Të gjithë e dinë që në Shqipëri rrezikova edhe karrierën kur isha në Hajduk, erdha e luajta për Kosovën kundër Shqipërisë, me shumë shokë të mi. Ishte viti 1993. Këtë e dinë të gjithë”, tha Kozniku.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova