Komisioni për Punë të Jashtme ia rekomandon Kuvendit shqyrtimin e marrëveshjes për Demarkacionin

Me 4 vota pro, 2 kundër dhe 1 absetnim, Komisioni për Punë të Jashtme, i udhëhequr nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka rekomanduar për shqyrim Kuvendit të Republikës së Kosovës, plotësim-ndryshimin e Ligjit për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Osmani në fjalë e saj ka thënë se për […]
Osmani në fjalë e saj ka thënë se për këtë çështje do të vendosin deputetët në Kuvend, duke shtuar se si komision nuk mund ta bllokojnë procesin duke mos e dërguar këtë marrëveshje në Kuvend, ashtu siç kishte kërkuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, shkruan Persikopi.
Në votimin e bërë Ymeri dhe Dërguti kanë qenë kundër, deputeti Gorani ka abstenuar, ndërsa pro kanë votuar Time Kadriaj, Danush Ademi, Elmi Reçica dhe deputeti nga Lista Serbe, Srdjan Mitrovic./Periskopi/












