Kina do të rrëzojë SHBA-në si kombi më i madh bërthamor

Pekini parashikon të trefishojë kapacitet nukelare gjatë 20 viteve të ardhshme, duke i lënë mbrapa Shtetet e Bashkuara, thuhet sipas Agjencisë Internacionale për Energji (IEA). “Kina është duke u kthyer fuqishëm. Sot ka rreth 60 centrale bërthamore në ndërtim e spiër dhe më shumë se një e treta e tyre janë në Kinë. Kina po […]
“Kina është duke u kthyer fuqishëm. Sot ka rreth 60 centrale bërthamore në ndërtim e spiër dhe më shumë se një e treta e tyre janë në Kinë. Kina po rritet edhe si rezultat i kësaj, së shpejti do të shohim të parakalojë Shtetet e Bashkuara si fuqia bërthamore numër një në botë,” tha shefi i IEA, Fatih Birol, citohet nga Marketëatch.
Sipas IEA-s, Shtetet e Bashkuara, të cilët janë lider i kësaj industrie që prej 1960, po përballet me dy probleme që do të çojnë në humbjen e udhëheqësisë, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Së pari, Amerika nuk është duke investuar mjaftueshëm në fuqinë bërthamore (as Evropa).
Së dyti, nuk po bën sa duhet për të zgjatur jetën e impiantëve ekzistuese.
“Nëse vazhdon kështu, kapaciteti bërthamor i SHBA-së do të shkojë nga 20 për qind në 7 për qind,” tha Birol. Industria bërthamore e SH.B.A.-së do të përballet me të njëjtat mangësi që sheh në energjinë diellore./Periskopi/












