Kërkohet vendosje e raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Omanit

Kërkohet vendosje e raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Omanit

Kosova i është mirënjohëse Sulltanatit të Omanit për njohjen e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran, por në mënyrë që të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve, Republika e Kosovës dhe Sulltanati i Omanit duhet të vendosin marrëdhënie diplomatike si hap i parë në këtë drejtim. Kështu ka thënë numri një i […]

Kosova i është mirënjohëse Sulltanatit të Omanit për njohjen e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran, por në mënyrë që të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve, Republika e Kosovës dhe Sulltanati i Omanit duhet të vendosin marrëdhënie diplomatike si hap i parë në këtë drejtim.

Kështu ka thënë numri një i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Prishtinë me ambasadorin e Sulltanatit të Omanit, në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullahbin Zahiri Al-Hinai, i cili ishte caktuar nga Qeveria e tij të marrë pjesë si mysafirë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton zyra për media e MPJ-së.

“I kërkova Ambasadorit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Ministri Pacolli, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Institucioneve të Kosovës që të rrisin bashkëpunimin ndër-shtetëror.

Nga ana e tij, ambasadori i Omanit Al Hinai, i përcolli ministrit Pacolli, urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e Pavarësisë dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare, përcjell njoftimi për media i zyrës së MPJ-së.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja