Kërcënohen disa pjesëtarë serbë të FSK-së

Kërcënohen disa pjesëtarë serbë të FSK-së

Policia e Kosovës tha sot se është duke e hetuar një letër kërcënuese e cila është shfaqur sot në qytetin verior të Zubin Potokut. Letra e cila është nënshkruar nga një grup i panjohur deri më tani i quajtur “Armata e Veriut” (Severna Armija) kërcënon disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) […]

Policia e Kosovës tha sot se është duke e hetuar një letër kërcënuese e cila është shfaqur sot në qytetin verior të Zubin Potokut.

Letra e cila është nënshkruar nga një grup i panjohur deri më tani i quajtur “Armata e Veriut” (Severna Armija) kërcënon disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) duke u bërë thirrje atyre që të largohen nga ky institucion.

“Jemi dëshmitarë të aspiratës së “shqiptarëve” nga Prishtina për të përfshirë serbët nga Zubin Potoku në ushtrinë UÇK, ose FSK, në të njëjtën ushtri, e cila na ka vrarë fëmijë, gra dhe pleq në gjithë Kosovën”, thuhet në letër.

“Nuk u lejojmë njerëzve të prishur të gjakut tonë të cilët kanë pranuar këtë thirrje të jetojnë, punojnë dhe të jenë në Zubin Potok. Nuk do të lejojmë që atyre t’u ndihmojë Komuna e Zubin Potokut në krye me kryetarin. Do t’ua thyejmë kockat”, thuhet në këtë letër.

Në këtë pamflet janë vendosur emrat e shtatë serbëve lokale për të cilët pretendohet se janë pjesë e FSK-së, me një porosi në fund të saj.

“Ju ushtarë, takohemi shumë shpejt. Nuk mund t’u mbrojë as komuna, as policia”, thuhet në letër.

Ky kërcënim vjen pak muaj pasi shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së në veri u patën sulmuar nga persona deri më tani të panjohur. Kryeministri Ramush Haradinaj e kishte dënuar këtë sulm.

Policia e Kosovës konfirmoi letrën e sotme ndërsa tha se është duke e hetuar këtë rast.

“Policia është duke punuar në atë drejtim. E kemi njoftuar edhe Prokurorin. Pamfletet në fjalë janë gjetur të vendosura në disa vende në Zubin Potok”, tha për Kallxo.com Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, konfirmoi pamfletet kundër pjesëtarëve serbë të FSK-së në veri.

“FSK është njoftuar për ato mesazhe. Tash jemi duke pritur prej organeve të sigurisë të merren me këtë çështje”, tha Shala per Kallxo.com

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja