Haradinaj tregon se kur i jepet fund çështjes së demarkacionit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ditën e nesërme ose më së voni të pasnesërme do të ftohet seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Një gjë të tillë Haradinaj, e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së […]
Një gjë të tillë Haradinaj, e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua kërkesa e drejtuar Kuvendit për tërheqjen e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, me qëllim që Projektligji t’i bashkëngjitet edhe deklarata e arritur mes presidentëve të të dyja shteteve.
“Nuk kemi kohë për të humbur. Nesër ose më së voni pasnesër do të ftohet seanca për ratifikimin e demarakcionit. Pasnesër gjithqysh, por nesër janë gjasat më të mëdha që ajo të ndodh. Ne do të procedojmë në Kuvend ligjin për ratifkim dhe dokumentet përcjellëse”, tha Haradinaj.












