Gaboi në favor të Barcelonës, rrëfehet gjyqtari i famshëm: Marr edhe sot kërcënime me jetë

Gaboi në favor të Barcelonës, rrëfehet gjyqtari i famshëm: Marr edhe sot kërcënime me jetë

Gjyqtari i ndeshjes së famshëm gjysmëfinale të Champions League në vitin 2009 mes Chelsea dhe Barcelona zbuloi se atë natë u detyrua të ndryshonte hotelin si pasojë e kërcënimeve për vdekje që mori pas ndeshjes në “Stamford Bridge”, e mbushur me polemika edhe debat. Tom Henning Ovrebo përfundoi në qendër të ciklonit që nuk është […]

Gjithsesi, Chelsea ishte në avantazh me golin e shënuar nga Michael Essien, derisa Andres Iniesta bëri “gjëmën” në minutën e fundit duke barazuar për Barcelonën. Më pas, Samuel Eto’o preku me dorë në zonën e Barcelonës goditjen e Michael Ballack dhe do të mbahen mend gjatë protestat e gjermanit dhe futbollistëve të tjerë të Chelsea.

Didier Drogba dhe Jose Bosingwa u pezulluan nga UEFA për mënyrën e ashpër si protestuan pas ndeshjes, të tërbuar me vendimet e Ovrebo, që tregon se për vite me radhë ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët “blu”. Norvegjezi 51-vjeçar pranon se kishte bërë disa gabime dhe pas ndeshjes kishte ndryshuar hotelin në mënyrë sekretet si pasojë e frikës.

“Padyshim që ajo nuk ishte dita ime më e mirë, – tha Ovrebo për “Marca”. – Por ndonjëherë gjyqtarët mund të gabojnë, ashtu si gabon një futbollist apo një trajner. Unë jam krenar për karrierën e gjatë që kam pasur në elitën e futbollit europian dhe kam qenë gjyqtari më i mirë në vendin tim. Kjo është arsyeja përse nuk mund të vlerësoni gjithë karrierën time vetëm për një ndeshje. Pas ndeshjes nuk fola me askënd, nuk ju përgjigja asnjë ofendimi nga futbollistët dhe stafi i Chelsea. Ruajta dinjitetin tim, por pas ndeshjes na u desh të bënim shumë kujdes, sepse kërcënimet për jetën nuk ndaleshin. Kërkuam ndihmën e policisë edhe një ditë më pas, pasi ndërruam hotelin. Edhe para disa kohësh jam kërcënuar sërish.”

“Nuk mund ta ndryshoj mendimin e njerëzve, – tha Ovrebo. – Por do të ishte interesante të pyesnim tifozët e Real përshembull nëse do të kishin të njëjtin opinion për mua nëse do të kisha favorizuar ekipin e tyre dhe jo Barcelonën. Ne gjyqtarët kemi pak sekonda në dispozicion për të vendosur. Kur e pashë ndeshjen në TV e kuptova se kisha bërë ndonjë gabim. Duhej dhënë një penallti dhe një karton i kuq, por unë gabova me vendimet e mia dhe kjo është normale të ndodhë ndonjëherë. Jam përgjegjës për çdo veprim e gabim, ashtu si të gjithë kolegët e mi. Ndoshta Chelsea meritonte të shkonte në finale atë vit, por kjo i përket së kaluarës. Një ditë tjetër do ta kisha nxjerrë Ballack me karton të kuq për protestën, por në atë ndeshje nuk e bëra, sepse menjëherë e kuptova se mund të kisha gabuar.”

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova