​Rrëfimi i Jakup Krasniqit për shpalljen e pavarësisë

​Rrëfimi i Jakup Krasniqit për shpalljen e pavarësisë

E kujton me plot emocione momentin e shpalljes së pavarësisë, tani kur shteti i ri i Kosovës po i mbush dhjetë vjet.  Thotë se përveç emocioneve të përziera për arritjen te akti për të cilin kanë luftuar shumë breza, ndjente edhe frikën nëse gjithçka do të shkonte mirë. Kjo për faktin se kishte një rol […]

 Thotë se përveç emocioneve të përziera për arritjen te akti për të cilin kanë luftuar shumë breza, ndjente edhe frikën nëse gjithçka do të shkonte mirë. Kjo për faktin se kishte një rol të rëndësishëm, udhëheqjen e seancës në të cilën pas shekuj  përpjekjesh po shpallej pavarësia e Kosovës.

Në një rrëfim për KosovaPress, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, teksa tregon për ditën e 17 Shkurtit 2008, thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë se ai do të ishte në mesin e njerëzve që do ta shpallnin pavarësinë e Kosovës.

“Në këto momente ndjehesha, nuk e kisha menduar kurrë që ndoshta do të jem unë ai që do të jem në përbërjen e njerëzve që do ta shpallim Kosovën shtet të pavarur, por ne kishim luftuar për lirinë e Kosovës, megjithatë momenti erdh dhe fati erdhi edhe për neve, por edhe për brezin tonë që ne ta kemi fatin që vërtetë ta formalizojmë atë dëshirë dhe aspiratë të brezave. Natyrisht, njeriu e ka vështirë ta tregojë, por ishte një kënaqësi e veçantë, ishte një dëshirë e madhe për të cilën edhe vet ishim angazhuar 30 e më shumë vite. Të gjitha këto e kishin atë rëndësinë e vet dhe vullnetin e vet, por ishte edhe droja se si do të rridhnin më pas ngjarjet”, rrëfen Krasniqi.

Tani në mbushjen e një dekade shtet, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi kujton drojën që kishte brenda vetes sepse kishte një barrë të madhe, ta drejtonte seancën më të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës.

“S’e di, kishte elemente të drojës, por mendoj që ka shkuar më mirë se sa që kam menduar dhe kjo e bënte, atmosfera që u krijua jo vetëm brenda por edhe atmosfera që u krijua jashtë, një atmosferë feste sigurisht që njeriu e ka më lehtë të veproj. Ndoshta kemi pasur seanca shumë më të ndërlikuara, por nuk e kanë pasur peshën e asaj seance por vet atmosfera e krijuar brenda dhe jashtë seancës e bëri me të lehtë edhe drejtimin edhe përfundimin e asaj seance”, thekson ish-kreu i Kuvendit.

Duke qenë njëri nga tre udhëheqësit e tri institucioneve kryesore në vend, Krasniqi rrëfen edhe bisedimet para caktimit të datës së shpalljes së pavarësisë. Thotë se gjithçka rreth shpalljes së pavarësisë ishte bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me Zyrën Amerikane në Kosovë, që luante rolin e ambasadës dhe përfaqësuesen e saj, Tina Kaidanow.

Krasniqi tregon edhe dëshirën e tij dhe të krerëve tjerë të institucioneve për kohën se kur duhej të shpallej pavarësia.

“Dëshira jonë, ka qenë që pavarësia e Kosovës të mbahej në pranverë, duke lidhur me ngjarjet edhe me Epopenë e Jasharajve, edhe me ngjarjet e pranverës së vitit 1981. Mirëpo, në bisedë e sipër na u duk larg dhe propozimi ishte më shumë i ndërkombëtarëve se sa i yni dhe ramë dakord që shpallja e pavarësisë mos të bëhet në ditë pune, por në ditë vikendi. U gjet shkurti edhe për shkak të motit që mund të ishte kohë më e përshtatshme për të qenë qetësia më e madhe dhe vikendi, dikush që nuk e di kush, por që ka pasur më shumë njohuri për çështje të sigurisë ta ketë caktuar edhe 17 shkurtin, edhe ditën e diel dhe mendoj që të gjitha punët kaluan mirë”, shtoi ai.

Pikërisht më 17 shkurt në seancën ku u lexua deklarata e pavarësisë, u shpalos edhe flamuri të cilin do ta ketë shteti më i ri. Krasniqi thotë ta kishte të vështirë, ani pse e kishte ditur se cili flamur do të jetë, mirëpo, fakti se ishte betuar disa herë nën flamurin kuq e zi, e bënte të vështirë të mësohej me një flamur tjetër.

Por tani ndjehet mirë edhe me flamurin e Kosovës, meqë dy shtete nuk mund ta kenë një flamur. Derisa, e quan jo racional kundërshtimin e flamurit të Kosovës, Krasniqi iu bën thirrje qytetarëve që mos t’i bëjnë temë kundërshtimi dy flamujt, por t’i shohin si diçka që i bashkon, e jo që i ndanë.

“Për mua nuk ishte edhe e lehtë, pse po e them këtë, sepse në fund të fundit jam betuar dy tri herë para atij flamuri, edhe në organizimin ilegal edhe në organizimin e fundit në UÇK, dhe ai ka qenë dhe është i vetmi flamur që më jep emocione, por një gjë duhet ta kuptojmë, ai flamur do të ishte i yni dhe do të na përfaqësonte çdokund sikur të bashkoheshim me Shqipërinë. Derisa u desh Kosova të jetë shtet i pavarur duhet t’i ketë simbolet e veta dhe unë realisht mendoj që krejt është jo racionale, gjithë kjo zhurmë që bëhet sot pas dhjetë viteve për flamurin. Flamurin kombëtar askush nuk na merr, ai është i yni, sa është i çdo qytetari të Shqipërisë, por Kosova duhet t’i ketë simbolet e veta dhe i ka simbolet e veta”, thotë Krasniqi.

Ish-kreu i Kuvendit thekson se ai ka luftuar për bashkimin e trojeve shqiptare, por se Kosova shtet i pavarur është një fitore e madhe. Sipas Krasniqit, flamuri është problemi më i vogël i Kosovës. Ai shprehet i pakënaqur me integrimin e dy vendeve në shumë fusha, që sipas tij, kanë mundur të ndodhin, por nuk janë duke ndodhur. Krasniqi thotë se askush nuk i pengon që ta kenë një treg të përbashkët, që kufiri të mos krijojë barriera, por këtu janë duke e penguar vetveten.

Në jubileun e parë të shtetit të Kosovës, Krasniqi flet edhe për të arriturat e Kosovës dhe ngecjet e saj. Thotë se kanë pritur me shumë, por kaq kanë mundur t’i japin vendit në këtë kohë.

“Të gjithë kemi pritur më shumë, e sidomos ne që kemi pasur një përvojë të gjatë në politikë, të gjithë kemi pritur më shumë, por si tërësi kaq kemi mundur t’i japim vendit në këtë kohë. Besoj se Kosova ka mundësi edhe intelektuale, edhe politike, edhe ekonomike që të jetë më mirë, por duhet të ndryshoj mënyra e përzgjedhjes së njerëzve në institucioneve të shtetit. Ajo që kemi vuajtur gjatë këtyre viteve dhe po vuajmë është mënyra se si dhe kujt i kemi shkuar prapa, mënyra se si njerëzve u japim fuqi politike aty”, theksoi Krasniqi.

Megjithatë, ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi përmend edhe të arriturat që shënoi për dhjetë vjet si shtet. Të arriturën më të madhe e vlerëson vet shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt, derisa, ndërtimin e institucioneve të shtetit, si Kushtetuta, Simbolet e Shtetit, Parlamenti, institucioni i Presidentit, Qeveria dhe sistemi i drejtësisë, janë ato që duhet vlerësuar, pasi më herët nuk i kishte.

Sipas Krasniqit, Kosova që është sot nuk krahasohet me para 10 apo 20 viteve, me ndërtimet e sotme në qytete dhe fshatra, me rrugët që i kishte dhe i ka, nuk krahasohet me shkollat që janë ndërtuar shumë më shumë edhe pse nxënës ka përgjysmë më pak.

Krasniqi thotë se tani institucionet e Kosovës duhet të përqendrohen shumë që perspektivën t’ua kthejnë njerëzve, që jetën, punën, sigurinë për punë dhe jetë ta shohin në Kosovë dhe jo jashtë Kosovës.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj