E pabesueshme: Ministri i PDK’së i gjen armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës

E pabesueshme: Ministri i PDK’së i gjen armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke folur për aneks-marrëveshjen e Demarkacionit mes Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, ka thënë që rëndësia kryesore e kësaj marrëveshje qëndron në faktin se kjo garanton adresimin e të gjitha shqetësimeve të kundërshtuesve të Demarkacionit, edhe pas miratimit të tij. Ai shtoi se kjo marrëveshje ka vënë në […]

Ai shtoi se kjo marrëveshje ka vënë në pah dy fakte kryesore, dhe ato janë kundërshtarët e Kosovës jashtë dhe brenda saj.

Sipas Tahirit, kundërshtari kryesor i Kosovës jashtë saj është Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili me agjendat e tij kundër shtetit të Kosovës, po i bën presion akterëve serb në Kosovë për votën kundër kësaj marrëveshje.

Ndërkaq sipas tij, armiku kryesor i brendshëm është Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që sipas tij është mohuesi më i madh i shtetësisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje ka nxjerrë në pah dy gjëra: kundërshtarët e Kosovës janë jashtë dhe brenda,  i pari Presidenti Serb, Aleksander Vuçiq, dhe adresa e dytë është e brendshme, dhe ai është Albin Kurti i cili po vazhdon të shantazhojë deputetët e vet, ai është mohuesi më i madh i Republikës së Kosovës. Jam i bindur që do të ketë deputetë edhe brenda VV-së që do të dalin kundër agjendës së Presidentit Serb”, tha Tahiri.

“Presidenti  Thaçi ka thirrur një takim të gjithë akterëve të drejtësisë për adresimin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, lufta kundër këtyre dukurive ka shënuar progres, konsideroj që po bëjmë hapa mjaft serioz në implementimin e agjendës së gjyqësorit  i cili ofron efikasitet më të madh të Gjykatave, kemi përfunduar kodin e ri penal, finalizimi i tij do ti shkurtojë afatet, dhe shpresojmë që deri në mars të dërgohet në Kuvend”, përfundoi Tahiri.

Tahiri, i cili si ministër po e mbron këtë aneks-marrëveshje, për vite me radhë kishte qenë asistent personal i Thaçit. Ndërsa, ish-shefi i Tahirit, tani presidenti Thaçi njihet për raporte mjaft të mira me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike