Deputetët votojnë nesër për Demarkacion, seanca në ora 11:00

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,Glauk Konjufca ka bërë të ditur se Kryesia ka vendosur që nesër në ora 11:00 të mbahet seanca për Demarkacionin, shkruan Periskopi. Ai bëri të ditur se kësaj marrëveshje i është shtuar edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, sipas së cilit Kosova humb territor. “Të gjeturat e Komisionit […]
Ai bëri të ditur se kësaj marrëveshje i është shtuar edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, sipas së cilit Kosova humb territor.
“Të gjeturat e Komisionit janë të sakta, se kemi të bëjmë me gabime në punën e Komisionit të Murat Mehës. Nëse deputetët e kanë parasysh këtë, duhet ta rrëzojnë në seancën e nesërme. Seanca nesër në orën 11:00. Do ta shqyrtojmë edhe raportin e Shpejtim Bulliqit. Aty shkruan se kjo marrëveshje s’duhet miratuar. Nëse deputetët e kanë parasysh, nuk duhet të votojnë. Është paradoksale qysh qeveria i ka sjell dy raporte, që janë në kundërshtim me njëra tjetrën”, tha Konjufca.
Tutje ai tha se Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë këtë marrëveshje.
“Bashkë me marrëveshjen ishte aneks-marrëveshja e presidentëve dhe raporti i Bulliqit. Ende jemi duke diskutuar. Ne do ta kundërshtojmë. Do të mbajmë fjalime për t’i bindur të tjerët, sidomos ata të LDK’së që e kanë ndërruar mendimin. Marrëveshja nuk është obligative në të drejtën ndërkombëtare, ajo është vetëm për konsum të brendshëm. Asnjë presje nuk ka obligim Mali i Zi për atë që ne e bëjmë në Kosovë, për bishtat që ua shtojmë marrëveshjeve origjinale. Raporti nuk votohet, vetëm marrëveshja. Andaj deputetët mund të bien në lajthitje”, shtoi Konjufca./Periskopi












