Cilit biznes kosovar ia refuzoi Atifete Jahjaga orën me vlerë mijëra euro?

Këtë të enjte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të transmetohet intervista me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja e parë grua në Europën Juglindore flet për kohën sa ka qenë në detyrë. Cilat ishin veprimet apo mosveprimet e saja si Presidente për të cilat ajo është penduar? Si e ka pritur Jahjaga padinë për […]
Presidentja e parë grua në Europën Juglindore flet për kohën sa ka qenë në detyrë.
Cilat ishin veprimet apo mosveprimet e saja si Presidente për të cilat ajo është penduar?
Si e ka pritur Jahjaga padinë për shpifje nga familja e Shyhrete Berishës?
Përballë Jeta Xharrës, ish-Presidentja flet për herë të parë për një dhuratë që ajo pretendon që i ishte bërë në vlerë të lartë monetare, nga një biznes kosovar.
Ajo bëri të ditur se bëhej fjalë nga një orë, që kishte vlerë mijëra euro, të cilën ajo e kishte refuzuar.











