ATK tregon kur ndërrohet forma e kuponëve fiskal

ATK tregon kur ndërrohet forma e kuponëve fiskal

Kalimi  i kampanjës së re të projektit me kuponë fiskal të ATK-së, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët. Por, forma aktuale e kuponëve mund të ndryshojë së shpejti për arsye të nxitjes më të madhe të qytetarëve që të kërkojnë kuponin fiskal. Në një prononcim për “Indeksonline” zëdhënsja e Administratës Tatimore e Kosovës , […]

Në një prononcim për “Indeksonline” zëdhënsja e Administratës Tatimore e Kosovës , Valentina Bytyqi ka treguar se kur mund të ndërrohet forma e kësaj kampanje.

Sipas saj, kjo bëhet në periudha të përshtatshme për qytetarët.

“Momentalisht ende nuk kemi planifikuar që të ndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskal, sigurisht që do të ketë ndryshim, pasi që ATK çdoherë bënë përpjekje që gjejë formën më të përshtatshme për qytetaret. Ndryshimet bëhet me qëllim të nxitjes së sa më shumë qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal”, është shprehur ajo.

Më tej, zëdhënsja e këtij insitucioni e ka pranuar se forma e kaluar e kuponëve fiskal ka qenë më e qëllueshme.

“Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe ti edukoj qytetaret rreth rëndësisë së kuponit fiskal. Forma e kaluar në një mënyrë pati kthyer qytetaret në “inspektorët” pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar që të pajisen me kupon fiskal”, ka thënë Bytyqi për “Indeksonline”.

Sipas saj, në bazë të udhëzimit administrativ parashihet që në periudha 1-2 vjet të ndryshoj forma e rimbursimit.

Tutje, ajo ka folur edhe për tatimpaguesit për obligimet e tyre tatimore të pa shlyera nga ATK. Bytyqi thotë se shumë shpejt pritet t’i publikojë listat për borxhlinjt.

“ Pas datës 1 Shkurt 2018 do të publikoj listat e borxhlinjve. Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve”.

Kështu, ATK e ka cekur edhe në njoftim se publikimi do të bëhet pas datës 1 Shkurt dhe kjo do të ndodh shumë shpejt. Sigurisht që janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme sa i përket listave të borxhlinjve”, ka përfunduar Bytyqi.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja