Arsyeja e formës së mirë dhe shënimit të shpeshtë të golave – flet Xherdan Shaqiri

Arsyeja e formës së mirë dhe shënimit të shpeshtë të golave – flet Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka treguar arsyet e formës së tij të mirë me Stoke Cityn, ku futbollisti kosovar po shkëlqen në ndeshjet e fundit në kampionatin anglez. Mesfushori kosovar i Zvicrës, i cili shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt, ka folur për formën e tij të mirë dhe trajnerin e ri gjatë një interviste për Sky […]

Mesfushori kosovar i Zvicrës, i cili shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt, ka folur për formën e tij të mirë dhe trajnerin e ri gjatë një interviste për Sky Sports.

Shaqiri, që ka rigjetur formën e tij të jetës në kampionatin anglez nën drejtimin e trajnerit të ri, Paul Lambert, ka thënë se trajneri ka një pjesë të meritave për formën e mirë të tij.

Futbollisti 26-vjeçar, tha se përkundër vështirësive në të cilat po kalon Stoke, beson që forma individuale e tij është më e mira që ai ka pasur deri tani me fanellën e klubit anglez.

“Nuk është sezoni më i mirë për Stoke, por si lojtar ju tentoni të bëni më të mirën për të dhuruar paraqitje të mira”, tha Shaqiri.

“Personalisht, ky ka qenë sezoni më i mirë për mua dhe jam i kënaqur me paraqitjet këtë edicion. Por, nuk jam i kënaqur me atë se si po shkon sezoni për ekipin”, shtoi kosovari.

Dallimet e Premierligës me Bundesligën dhe Serie A

Sipas Shaqirit, dallimet në mes të kampionatit anglez, dhe atyre gjerman dhe italian [ku ai është aktivizuar te Bayern Munchen, respektivisht Interi], është i madh.

“Kjo ligë është ndryshe nga Italia dhe Gjermania – ju duhet të adaptoheni”, tha Shaqiri.

“Është viti im i tretë, dhe mund të them se ‘tani jam këtu’, dhe se kam bërë shumë mirë. Në Premeirligë ju nevojitet kohë – jam shumë i lumtur me paraqitjet e mija por sekip duhet të bëjmë më mirë”, vazhdoi ai.

Me tri humbje në 6 ndeshjet e fundit, Stoke aktualisht renditet e 19-ta në Premierligë, ndërkaq në takimin e fundit barazoi në udhëtim me Leicesterin.

Por Lambert, që zëvendësoi Mark Hughes muajin e kaluar, ka pasur ndikim pozitiv në skuadër, sipas Shaqirit.

Ai ka ndikuar edhe në formën e mirë në të cilën po kalon Shaqiri, ndërkaq më herët këtë muaj kishte thurur lavde për kosovarin.

Shaqiri gjithashtu ka zbuluar sekretet e trajnerit të ri, që sipas kosovarit, ka ndihmuar që të ngris atmosferën dhe shpirtin e ekipit, në luftën për mbijetesë në Premierligë.

Që prej kur mori drejtimin e ekipit, Paul Lambert ka rritur intensitetin e seancave stërvitore dhe ka tentuar të bashkojë ekipin duke bërë që lojtarët të drekojnë dhe darkojnë së bashku, pa praninë e telefonëve mobil.

Shaqiri mendon se ky lloj i menaxhimit është i ndikuar nga përvojat e Lambert që ai kishte pasur gjatë punës së tij në Gjermani.

“Ai ka mentalitet gjermani me ekipet e tij, jam shumë i lumtur që ai erdhi këtu”, tha Shaqiri në intervistën me Sky Sports.

“Në ekipet gjermane ata gjithmonë hanë së bashku – nuk ka telefona në tavolinë. Kjo na ka bashkuar – kur hani së bashku ju mund të flisni me shokët ekipit me të cilët normalisht ju nuk filsni shumë. Është gjë e mirë.

“Ju dënoheni nëse merrni telefonin tuaj në darkë! Duhet të respektoni rregullat. Çdokush e respekton këtë – ekipi është më kompakt tani. Kjo është e rëndësishme për një ekip që tani ka nevojë për këtë. Jemi me vetëbesim dhe të lumtur”, e përfundon intervistën e tij Shaqiri.

Shaqiri do të ketë mundësinë të arrijë rekordin 50-vjeçar në Premierligë këtë të shtunë, në ndeshjen që Stoke e zhvillon kundër Southamptonit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova