Apel për të ndihmuar në shërimin e regjisorit Bekim Lumi, i cili vuan nga kanceri

Apel për të ndihmuar në shërimin e regjisorit Bekim Lumi, i cili vuan nga kanceri

  Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh është duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit. Meqense një periudhë e gjatë kohore dhe shpenzime marramendëse të cilat i kishte mbuluar vetë dhe me ndihmë të miqve, e një pjesë Ministria e Shëndetësisë, tashmë […]

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh është duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Meqense një periudhë e gjatë kohore dhe shpenzime marramendëse të cilat i kishte mbuluar vetë dhe me ndihmë të miqve, e një pjesë Ministria e Shëndetësisë, tashmë është bërë e lodhshme që të përballojë me vetë financim gjithë këto shpenzime.

Artistë të skenës teatrore, muzikore dhe filmike kanë bërë së fundi një thirrje për të dalë në ndihmë regjisorit Lumi, raporton Gazeta Shneta. Më poshtë gjeni thirrjen e plotë si dhe të dhënat e kontos dhe të tjera nëse dëshironi të ndihmoni.

”Të dashur miq,

Ne, të poshtëshënuarit artistë të skenës teatrore, filmike, muzikore dhe televizive, miq dhe bashkëpunëtorë të regjisorit Bekim Lumi, jemi nismëtarë të kësaj letre, përmes të cilës apelojmë te njerëzit e vullnetit të mirë për ndihmë, mbështetje dhe solidaritet financiar. Që prej dy vjetësh regjisori i mirënjohur dhe Profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Gjatë kësaj kohe, shpenzimet e trajtimit të gjatë mjekësor në Gjermani kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe ato, me sforcim të madh, janë përballuar vetëm nga familja e Bekimit. Në ndërkohë, pjesërisht, ai është ndihmuar edhe nga disa artistë, miq të tij të ngushtë, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. Por, përballë kostos marramendëse të trajtimit të deritashëm mjekësor, ato ndihma tashmë janë shpenzuar.

Tash ka ardhë një moment kritik, kur, për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare, atij i duhet mbështjetja jonë më e madhe për ta vazhduar përballjen me sëmundjen e kancerit. Shërbimet mjekësore në Gjermani kanë marrë përmasa të papërballueshme. Ndaj tij, për shkak të specifikave të kancerit, veç tjerash, tash po zbatohet një terapi e veçantë, e cila, krahas analizave të shpeshta mjekësore, nënkupton trajtimin mjekësor me një ilaç, i cili kushton jo më pak se 8.500 (tetëmijë e pesëqind) Euro në muaj.

Trajtimi mjekësor me këtë ilaç zgjat të paktën një deri në dy vjet, që don të thotë se vetëm për një vjet shpenzimet për të kapërcejnë shumën e 100.000 (njëqindmijë) Eurove. Praktikisht, shpenzimet e këtij trajtimi mjekësor individualisht nga Bekimi dhe familja e tij janë të papërballueshme.

Në këtë kuptim, regjisori dhe profesori Bekim Lumi, i cili ka bërë aq shumë për teatrin, artin dhe kulturën kombëtare, si dhe për edukimin e formësimin artistik të studentëve e artistëve të rinj, ka nevojë të ngutshme për ndihmën, solidaritetin dhe mbështetjen tonë financiare. Prandaj, ju lusim që, për aq sa keni vullnet dhe mundësi financiare, ta ndihmoni shërimin e tij e, me këtë, edhe rikthimin e tij të plotë në jetën normale private dhe profesionale.

Duke dashur që ta mbrojmë integritetin dhe dinjitetin e personalitetit të regjisorit Bekim Lumi, kjo letër ju dërgohet juve përmes telefonit, e-mailit apo Facebook-ut, por pa u parë në publik. Ju lusim që atë në asnjë mënyrë të mos e postoni në formën e statusit të hapur në Facebook apo në rrjetet e tjera sociale. Thjesht, dërgojani atë, mundësisht, çdo miku apo të afërmi, për të cilin mendoni se ka vullnet dhe se mund ta ndihmojë financiarisht shërimin e regjisorit Bekim Lumi.

Kjo nismë mbështetet gjerësisht nga komuniteti i artistëve dhe i figurave tjera publike, por ne në këtë letër, për çështje praktike, i shënuam vetëm disa nga emrat e nismëtarëve të saj.

Ne u jemi thellësisht falenderues dhe mirënjohës për ndihmën, solidaritetin dhe mbështetjen tuaj miqësore dhe njerëzore! Për këtë qëllim ju ndihmat tuaja mund t’i dërgoni në këtë xhirollogari bankare:

Bartësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë

Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:

Account No (IBAN): XK051110251567000198
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany

Me respekt,

Adriana Matoshi (Aktore); Astrit Kabashi (Aktor); Arben Zharku (Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës); Dardan Selimaj (Menaxher i Filharmonisë së Kosovës); Fatmir Spahiu (Aktor); Gresa Pallaska (Aktore); Jeton Neziraj (Dramaturg); Luan Durmishi (Tenor), Rona Nishliu (Këngëtare) etj”, ka përfunduar thirrja e tyre.

 

Të ngjashme
“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro