Albin Tahiri zhvillon garën e fundit këtë mesjavë

Skitari kosovar Albin Tahiri do ta zhvillojë në mesjavë garën e pestë dhe të fundit në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë Jugore. Tahiri, sportisti i vetëm kosovar dhe i pari ndonjëherë në Lojëra Olimpike Dimërore, të enjten do të garojë në disiplinën e sllallomit. Gara do të zhvillohet në qendrën skitare YongPyong, rreth 15 […]

Skitari kosovar Albin Tahiri do ta zhvillojë në mesjavë garën e pestë dhe të fundit në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë Jugore.

Tahiri, sportisti i vetëm kosovar dhe i pari ndonjëherë në Lojëra Olimpike Dimërore, të enjten do të garojë në disiplinën e sllallomit.

Gara do të zhvillohet në qendrën skitare YongPyong, rreth 15 kilometra larg PyeongChangut të Koresë së Jugut. Garat do të nisë në ora 02:00 me kohën tonë lokale.

Si një sportist debutues dhe i pari në histori të Kosovës në Lojëra, Tahiri ka qenë relativisht i suksesshëm duke arritur t’i përfundojë të gjitha katër garat, përkundër kushteve të vështira për garim sidomos në kombinim alpin.

Në garën e parë në Lojëra në disiplinën kombinim alpin, Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total. Dy ditë më vonë, në garën e lëshimit, ai doli i 50-ti nga 57 garues në total.

Një ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai garoi në super sllallom të madh, ku u rendit i 47-ti nga 62 garues.

Ndërsa, në garën e parafundit në Lojëra, atë të sllallomit të madh, nga 110 garues, Tahiri ia doli të zinte vendin e 56-të. /Express/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova