AGK i reagon Albulena Haxhiut, pas akuzave ndaj Kelmendit

AGK i reagon Albulena Haxhiut, pas akuzave ndaj Kelmendit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi për media konsideron se gjuha të cilën e ka përdorur deputetja Albulena Haxhiu ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi është cenim i fjalës së lirë. Deputetes Haxhiu, AGK-ja i kërkon që të distancohet nga përdorimi i çfarëdo gjuhe e cila e cenon integritetin profesional të gazetarit Adriatik Kelmendi. Më […]

Deputetes Haxhiu, AGK-ja i kërkon që të distancohet nga përdorimi i çfarëdo gjuhe e cila e cenon integritetin profesional të gazetarit Adriatik Kelmendi.

Më poshtë është reagimi i plotë i AGK-së:

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja e Vetëvendosjes! Albulena Haxhiu, ka akuzuar gazetarin Adriatik Kelmendi për kinse organizim të protestave qytetare të cilat bënin thirrje në drejtim të deputetëve për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.

Po ashtu, deputetja Haxhiu pak minuta më vonë, me anë të një statusi tjetër në Facebook, ka thënë se gazetari Kelmendi që disa ditë ka filluar një fushatë dhe presion mbi deputet që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

Ndërkaq, gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar në lidhje me postimet e deputetes Haxhiu, duke thënë se gjuha e saj përbënë shpifje dhe kërcënim publik për të.

“Ky është kërcënim publik për mua dhe të gjithë atyre që guxojnë ta thonë mendimin e tyre hapur, siç garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës. Më mirë heshtni se shpifim për ju dhe pastaj ju linçojmë. Jo, nuk kam asfarë lidhje me asnjë protestë. Nëse do të kisha – do ta bëja të ditur. Pra, deputetja po shpif!”, thuhet në reagimin e gazetarit Kelmendi.

AGK konsideron se kjo gjuhë dhe qasje e deputetes Albulena Haxhiu kundrejt gazetarit Adriatik Kelmendi është e papranueshme dhe përbënë cenim të mendimit dhe fjalës së lirë.

AGK i bënë thirrje deputetes Haxhiu që të distancohet nga përdorimi i çfarëdo gjuhe e cila e cenon integritetin profesional të gazetarit Adriatik Kelmendi.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja