Vazhdojnë thirrjet e Lëvizjes për Bashkim për ‘korrigjim të kufijve’

Vazhdojnë thirrjet e Lëvizjes për Bashkim për ‘korrigjim të kufijve’

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur më 28.12.2018, pas analizës së gjithanshme të situatës politike, e sidomos pas analizës së rrethanave ndërkombëtare dhe mundësisë së përfshirjes së aktorëve kryesorë në arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e posaçërisht të SHBA-ve, Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshëm unitetin […]

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur më 28.12.2018, pas analizës së gjithanshme të situatës politike, e sidomos pas analizës së rrethanave ndërkombëtare dhe mundësisë së përfshirjes së aktorëve kryesorë në arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e posaçërisht të SHBA-ve, Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshëm unitetin e forcave politike shqiptare në Kosovë, me orientim të drejtë e të guximshëm, në mënyrë që të shfrytëzohen këto rrethana për t’i zgjidhur problemet me Serbinë.

Lëvizja për Bashkim konsideron se për shkak të ripozicionimit të faktorëve kryesorë ndërkombëtarë të implikuar në raportet Kosovë-Serbi, Kosova duhet që tani e tutje t’i ketë dy opsione në platformën e saj negociuese.

 

 

1.         LB vlerëson se për Kosovën ripërcaktimi i kufijve duhet të jetë opsioni i parë për zgjidhjen e problemeve të mbetura me Serbinë. Ripërcaktimi i kufijve nënkupton edhe rënien e kufizimeve që Kushtetuta e Kosovës i ka si produkt i Pakos së Ahtisaarit, përkatësisht heqjen e privilegjeve bllokuese që u janë dhënë pakicës serbe dhe, rrjedhimisht, funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës dhe hapjen e mundësive për bashkim me Republikën e Shqipërisë.

2.         LB në këto rrethana konsideron se Kosova si opsion rezervë apo Plan B duhet ta ketë reciprocitetin e plotë në raportet Kosovë-Serbi.

Sipas LB, kjo do të thotë se në raste të dështimit të opsionit të parë, pra, në rast të pamundësisë së arritjes së një marrëveshjeje për ripërcaktim të kufijve, nuk duhet të ketë më kthim prapa tek Pakoja e Ahtisarit, përkatësisht tek privilegjet bllokuese për pakicën serbe e që reflektohet përmes pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, si dhe të një sërë ligjesh nga ato që konsiderohen vitale pa votën e kësaj pakice, e deri tek asociacioni e marrëveshjet e tjera të njëanshme e të dëmshme për Kosovën.

“Përndryshe, nëse Serbia kërkon zbatimin e tyre, atëherë duhet që edhe ajo t’i zbatojë të njëjtat të drejta për shqiptarët në Serbi në tërësi, e në veçanti për ata të Kosovës Lindore, përkatësisht për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Ky reciprocitet duhet të shkojë deri tek vendet e garantuara për shqiptarët dhe fuqitë e njëjta juridike të parapara në Kushtetutën serbe, si ato të parapara në atë të Kosovës”, thuhet në kumtesën e LB-së.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj