Varane synon ta mbyll karrierën te Real Madridi

Reprezentuesi francez është shumë i lumtur te skuadra madrilene. Raphael Varane po mendon të mbyllë karrierën tek Real Madridi, shkruan KosovaPress. Edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës, Don Balon raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët. Gjithnjë sipas Don Balon, Varane i ka rrëfyer kapitenit të […]
Raphael Varane po mendon të mbyllë karrierën tek Real Madridi, shkruan KosovaPress.
Edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës, Don Balon raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.
Gjithnjë sipas Don Balon, Varane i ka rrëfyer kapitenit të skuadrës Sergio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me Los Blancos.
Reali po mendon t’i ofrojë një kontratë afatgjatë për ta “blinduar” qendërmbrojtësin.
Varane është pjesë e klubit madrilen që në vitin 2011, ku ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe në këto 7 vite.












