Trajneri i Arsenalit zhgënjen tifozët, ka këto fjalë për Liverpoolin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thur lëvdata për ekipin e Liverpool, në prag të ndeshjes në ‘Anfield’. Ish-trajneri i Paris Saint-Germain ka deklaruar se Liverpooli i Klopp ka mundësinë ta thyej rekordin e Wenger me ‘Topçinjët’ për të mbetur të pamposhtur deri në fund, transmeton Periskopi. Arsenal udhëton në ‘Anfield’ të shtunën në mbrëmje, […]
Ish-trajneri i Paris Saint-Germain ka deklaruar se Liverpooli i Klopp ka mundësinë ta thyej rekordin e Wenger me ‘Topçinjët’ për të mbetur të pamposhtur deri në fund, transmeton Periskopi.
Arsenal udhëton në ‘Anfield’ të shtunën në mbrëmje, me skuadrën e Klopp që është gjashtë pikë përpara si lider i Premier Ligës.

”Në këtë moment ata po e bëjnë dhe mund ta bëjnë”, përfundoi Emery pasi u pyet nëse Liverpool mund ta thyej rekordin e Arsenal.
”Ne luajtëm kundër Liverpoolit tre vjet më parë me Sevillen në finale të Europa Ligës dhe shoh progres të madh dhe ata janë një shembull shumë i mirë”.
”Progresi i Liverpool është i qartë. Tre vjet më parë, ata ishin jashtë Ligës së Kampionëve përmes Premier Ligës dhe përmes Europa Ligës, sepse ata humbën kundër nesh (Sevilla)”, deklaroi Emery. /Periskopi












