Topi i Artë, sot zhvillohet ceremonia – favoritët dhe mënyra e votimit

Topi i Artë, sot zhvillohet ceremonia – favoritët dhe mënyra e votimit

Ceremonia e Topit të Artë do zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00. Ky vit karakterizohet me një ‘luftë’ të madhe mes lojtarëve që do ta fitojnë Topin e Artë, ndryshe nga vitet tjera ku emri i Lionel Messit e Cristiano Ronaldos ishte i padiskutueshëm, shkruan Periskopi. Ylli argjentinas është tërësisht jashtë listës së favoritëve, […]

Ky vit karakterizohet me një ‘luftë’ të madhe mes lojtarëve që do ta fitojnë Topin e Artë, ndryshe nga vitet tjera ku emri i Lionel Messit e Cristiano Ronaldos ishte i padiskutueshëm, shkruan Periskopi.

Ylli argjentinas është tërësisht jashtë listës së favoritëve, ndërsa portugezi ka pak gjasa ta rrëmbej çmimin, edhe pse pritet të jetë brenda treshes më të mirë.

Related image

Favoriti kryesor mbetet Luka Modric, fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe finalist i Kampionatit Botëror.

Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane janë emrat tjerë që do ta diskutojnë çmimin e këtij viti.

Si është votuar? 

Lista fillestare e kandidatëve për këtë çmim përbëhet nga 30 futbollistë dhe ajo zgjidhet nga ekipi redaktorial i gazetës franceze të futbollit, France Football, e cila këtë vit është ndarë nga FIFA.

Pas listës, tubohen gazetarë të ndryshëm nga gjitha vendet e botës, të cilët kanë të drejtën e votimit sipas përformancave të lojtarëve.

Gazetarët do zgjedhin pesë nga 30 futbollistët në listë, ndërsa më pas nga ata pesë lojtarë do zgjidhet më i miri.

Gazetarët i vlerësojnë futbollistët sipas këtyre kritereve:

Paraqitjeve individuale dhe me ekip gjatë vitit;
Klasi i lojtarit (talenti dhe fair play);
Vlerësimi i përgjithshëm i karrierës së futbollistit.

Futbollisti i cili vlerësohet nga secili gazetar në pozitën e parë do t’i marrë gjashtë pikë, i dyti katër pikë, i treti tre pikë, i katërti dy pikë dhe i pesti një pikë. /Periskopi/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova