Stadiumet ku Leo Messi ka dështuar të shënojë

Pavarësisht se ka shënuar mbi 390 gola në Spanjë, ka disa stadiume ku Leo Messi ka dështuar ta gjejë rrjetën. Lionel Messi mban pothuajse të gjitha rekordet në historinë e La Ligës duke shënuar mbi 390 gola për Barcelonën në 14 vitet e tij në klub, transmeton Periskopi. Megjithatë, ka disa stadiume ku Messi nuk […]
Pavarësisht se ka shënuar mbi 390 gola në Spanjë, ka disa stadiume ku Leo Messi ka dështuar ta gjejë rrjetën.
Lionel Messi mban pothuajse të gjitha rekordet në historinë e La Ligës duke shënuar mbi 390 gola për Barcelonën në 14 vitet e tij në klub, transmeton Periskopi.
Megjithatë, ka disa stadiume ku Messi nuk ka luajtur në standardet e tij të zakonshme – ose shpeshherë jo të mjaftueshme.
Ndër këto stadiume është shtëpia e re e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano. Messi ka shënuar në këtë fushë kundër Sevilles në gjysmëfinale të Copa del Rey sezonin e kaluar, por u konsiderua si një stadium neutral për atë ndeshje.
Ja lista e stadiumeve që ylli argjentinas nuk ka shënuar dot:
Xerez – Chapin

Cadiz – Ramon de Carranza

Albacete – Carlos Belmonte

Real Murcia – Nueva Condomina

Girona – Municipal de Montilivi

Atletico Madrid – Wanda Metropolitano
/Periskopi













