Specialistët gati për ta lënë Kosovën, institucionet nuk ndërhyjnë

Specialistët gati për ta lënë Kosovën, institucionet nuk ndërhyjnë

Dhjetëra specialistë që kanë përfunduar studimet në fusha të ndryshme të mjekësisë ka vite që presin shpalljen e konkursit publik për punësim nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK). Ata u janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së me një kërkesë, në të cilën u bëjnë thirrje që t’i hapin rrugën punësimit të […]

Ata u janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së me një kërkesë, në të cilën u bëjnë thirrje që t’i hapin rrugën punësimit të tyre në institucionet shtetërore në mënyrë që të shmangen protestat, shkruan sot Koha Ditore.

“Besojmë se jeni të vetëdijshëm se sa mund dhe sakrificë nevojitet për t’i përfunduar studimet specialistike, ku përpos gjashtë vjetëve studime bazike në Fakultetin e Mjekësisë, nevojiten edhe katër deri në gjashtë vjet të tjerë për ta përfunduar shkollimin specialistik. Pas gjithë këtij shkollimi superior mund edhe ta imagjinoni se çfarë ndjenje është qëndrimi në shtëpi dhe pritja për një kohë të gjatë e shpalljes së konkursit publik”, thuhet në kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e grupit të specialistëve të papunë.

Sipas specialistëve të papunë, për ta përfunduar shkollimin specialistik janë shpenzuar edhe mjete të konsiderueshme financiare me qëllim që pas përfundimit të studimeve të vazhdohet kontributi profesional në sektorin e shëndetësisë së Kosovës.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin