Shkon në 3 numri i të vdekurve në Elbasan

Atentati mafioz në Elbasan është shndërruar zyrtarisht në masakër, pasi konfirmohet tashmë se dhe dy persona të tjerë i janë shtuar bilancit të vdekjeve. Numri i të vdekurve gjatë atenatit ka shkuar në tre, ku kemi të bëjmë me dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas të huaj. I huaji ka qenë personi i parë i […]
Numri i të vdekurve gjatë atenatit ka shkuar në tre, ku kemi të bëjmë me dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas të huaj. I huaji ka qenë personi i parë i cili ka vdekur, shtetasi me inicialet E.K, i cili mësohet se ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri.
Ndërkohë emrat e dy të vdekurve shqiptarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Alibej ka qenë i arrestuar vite më parë për trafik ndërkombëtar të drogës, siç e trtegon dhe kjo foto e viti 2013 ne Itali.
Lufta kundër bandave dhe trafiku i drogës duket se janë arsyet që qëndrojnë prapa këtij akti mafioz.
“Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.
Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.”-shprehet zyrtarisht policia e shtetit.
Por si ndodhi masakra në Elbasan?
Të shtënat që janë lëshuar nga një bandë në tjetrën kanë ndodhur në lagjen “Katund i ri” në Elbasan. Ekzekutorët kanë qëlluar mbi objektivin e atentatit, i cili ndodhej në lëvizje në makinë.
Nga ajo që është mësuar deri më tani kemi të bëjmë me një atentat ndaj tre personave, ku njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen kurse dy të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Të gjithë shtetasit në fjalë po ecnin në një makinë, kur janë qëlluar me armë. Si pasojë e të shtënave i vdekur nga mbetur shtetasi me inicialet E.K, person që rezulton të jetë me precedent penal.












