Shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në spitalet rajonale

Shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në spitalet rajonale

Spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk ofrojnë shumë shërbime mjekësore, të cilat janë të rëndësishme për pacientët. Kirurgjia abdominale, kirurgjia plastike, neurokirurgjia, stentimet e koronarografia janë vetëm disa nga shërbimet që pacientët nuk mund t’i marrin nëpër spitalet rajonale, andaj edhe referohen për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo ballafaqohet me numër të […]

Spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk ofrojnë shumë shërbime mjekësore, të cilat janë të rëndësishme për pacientët. Kirurgjia abdominale, kirurgjia plastike, neurokirurgjia, stentimet e koronarografia janë vetëm disa nga shërbimet që pacientët nuk mund t’i marrin nëpër spitalet rajonale, andaj edhe referohen për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo ballafaqohet me numër të madh të pacientëve, të cilët nuk mund t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore në rajonet e tyre

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thënë për “Zërin” se në këtë spital nuk ofrohen të gjitha shërbimet mjekësore për pacientët. Sipas tij, në mungesë të disa shërbimeve pacientët referohen për në QKUK. “Ne nuk e kemi neurokirurgjinë, kirurgjinë plastike, kirurgjinë torakale e kirurgjinë abdominale. Këto janë raste që janë më të komplikuara”, ka thënë ai.

Sipas tij, as stentimet dhe koronarografia te rastet që kanë probleme me zemër nuk mund të bëhen në këtë spital. “Nga ne transferohen rastet me politrauma, rastet neurokirurgjike rastet me infarkt akut, rastet e rralla të cilat janë të komplikuara, si dhe ato raste për të cilat nuk mund të bëjmë zgjidhje në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan”, ka thënë ai.

Përveç Spitalit të Gjilanit, edhe spitalet tjera të përgjithshme kanë mungesë të disa shërbimeve mjekësore. Në mungesë të tyre shumë raste referohen për në Klinikën Emergjente në QKUK, si dhe në klinikat tjera./zeri

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin