Shaqiri dhe Xhaka – Shqiponjat që fluturuan në ndeshjen kundër Serbisë

Shaqiri dhe Xhaka – Shqiponjat që fluturuan në ndeshjen kundër Serbisë

Botërori i Francës këtë vit ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm. Përveç ëndrrës së të vegjëlve të Kroacisë e magjisë së Francës, dy shqiptarë të Kosovës kanë lënë gjurmë. Në ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, yjet që kanë fluturuar kanë qenë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Helvetikët po humbnin 1:0, kur në pjesën e […]

Përveç ëndrrës së të vegjëlve të Kroacisë e magjisë së Francës, dy shqiptarë të Kosovës kanë lënë gjurmë.

Në ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, yjet që kanë fluturuar kanë qenë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Helvetikët po humbnin 1:0, kur në pjesën e parë Xhaka lansoi këtë super-raketë për barazim. Menjëherë në festë e përshëndeti botën me shqiponjë. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, në skenë doli Xherdan Shaqiri i cili vrapoi fuqishëm, e kaloi portierin dhe e gjunjëzoi Serbinë. Edhe ky u bë një shqiponjë fluturuese, që e irritoi shumë Serbinë. Por, edhe vetë FIFA-n e cila i dënoi ata për gjestin e festimit. Kjo nuk e zbehu gëzimin e miliona shqiptarëve, shumë prej të cilëve nisën fushatën për pagesën e dënimit. Vetë Xhaka e Shaqiri premtuan që nuk do ta përsërisnin gjestin, pas kritikave të shumta që morën nga mediat zvicerane, që vunë në pikëpyetje përkushtimin e tyre për kombëtaren helvetike.

Gjatë vitit, Shaqiri kaloi nga të vegjlit e Stoke Cityt te gjiganti i Premier Ligës, Liverpool, ku është një prej yjeve kryesorë, me asistime e gola, duke përfshirë këta dy për ta fituar derbin më të madh anglez, atë kundër Manchester Unitedit. Xhaka, ndërkohë, ka vazhduar me paraqitjet e luhatshme në Arsenal, që gjithashtu vazhdon të mbetet i luhatshëm.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova