Rama tregon si janë raportet me NATO’n pas formimit të Ushtrisë

Rama tregon si janë raportet me NATO’n pas formimit të Ushtrisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit “Isa Boletini në Mitrovicë, deklaroi se formimi i ushtrisë nuk synon të rrezikojë askënd, por ajo do të jetë një forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Duke falënderuar për kontributin e të gjithë aktorëve relevantë dhe parlamentarët për aprovimin e tri […]

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit “Isa Boletini në Mitrovicë, deklaroi se formimi i ushtrisë nuk synon të rrezikojë askënd, por ajo do të jetë një forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Duke falënderuar për kontributin e të gjithë aktorëve relevantë dhe parlamentarët për aprovimin e tri ligjeve për transformimin e FSK-s në ushtri të Kosovës, gjeneral Rama theksoi se FSK-ja me mision të ri në të ardhmen do të jetë forcë paqeruajtëse.

“Nuk është qëllimi ynë ta rrezikojmë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, kemi pasur këto dy vitet e fundit, angazhim të madh njoftues në kryeqytet më të mëdha evropiane, ku qëllimi dhe synimi ynë ishte njoftimi për së afërmi me procesin e  transformimit të FSK-së”, u shpreh ai.

Gjeneral Rama theksoi se FSK-ja ka për objektiv që në të ardhmen të jetë pjesë e strukturave të NATO-s. Duke folur për shkollimin, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, ai tha se djemtë dhe vajzat e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë, kanë qenë më të mirët, duke numëruar shtetet si SHBA, Gjermania, Turqia, Shqipëria, etj.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-n, ne  kemi një ekip Këshillues në FSK, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë dhe çdo gjë e bëjmë mbi bazën e standardeve të NATO-s”, tha ai.

Në fund nga studentët dhe stafi akademik ju  parashtruan shumë pyetje komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, që kishin të bënin me inkuadrimin e të rinjve në radhët e FSK-së, me mundësitë e shkollimit, trajnimit dhe perspektivën.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja