Rama i quan ngelës studentët që protestojnë (Foto)

Kreu i qeverisë Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestë ne studentëve. Duke iu kthyer përgjigje qytetarëve në rrjetet sociale ai shkruan se tarifat nuk përcaktohen nga ministria e Arsimit, por nga vetë universitetet mbi bazën e autonomisë së tyre. Rama i quan ngelës studentët që protestojnë ndërsa sulmon sërish edhe mediat për dezinformim. […]
Kreu i qeverisë Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestë ne studentëve.
Duke iu kthyer përgjigje qytetarëve në rrjetet sociale ai shkruan se tarifat nuk përcaktohen nga ministria e Arsimit, por nga vetë universitetet mbi bazën e autonomisë së tyre.
Rama i quan ngelës studentët që protestojnë ndërsa sulmon sërish edhe mediat për dezinformim.
“Më falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles?
Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjeçar”, shkruan Rama.













