Prishtina nuk ka fituar qe 5 ndeshje, të fundit e luan kundër kampionit Dritës

Te Prishtina janë të bindur se seria prej pesë ndeshjeve rresht pa fitore përballë Dritës do të marrë fund të dielën. Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, beson në forcën e skuadrës së tij, megjithëse përballë do ta ketë kampionen në fuqi, shkruan sot Koha Ditore. Ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në stadiumin “Fadil […]

Te Prishtina janë të bindur se seria prej pesë ndeshjeve rresht pa fitore përballë Dritës do të marrë fund të dielën.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, beson në forcën e skuadrës së tij, megjithëse përballë do ta ketë kampionen në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 17-të, të fundit për pjesën vjeshtore.

Në rast të triumfit, Prishtina do të konfirmohet kampione e vjeshtës, gjë që, sipas Dallkut, është edhe synimi.

Prishtina është lidere në Superligë me 37 pikë të tubuara, një më shumë se Feronikeli që është i dyti, derisa Llapi renditet i treti me 32 pikë.

Drita është e pesta me 23 pikë të tubuara. Si Prishtina ashtu edhe Drita në këtë derbi futen pas barazimeve që i patën në xhiron e shkuar.

Prishtina luajti pa gola në udhëtim ndaj Ferizajt, derisa Drita në shtëpi barazoi 1:1 me Feronikelin. Barazimi me Ferizajn për Prishtinën erdhi pas tetë fitoreve rresht, që do të thotë se bardhekaltrit nuk dinë për humbje në nëntë ndeshjet e fundit

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova