Policia serbe e Bosnjës arreston babain që kërkonte drejtësi për të birin

Policia serbe e Bosnjës arreston babain që kërkonte drejtësi për të birin

Policia e Bosnje Hercegovinës ka arrestuar të mërkurën në Banja Llukë, Davor Dragiçeviq, kërkesa e të cilit për vdekjen e djalit të tij, Davidit ka nxitur protesta muaj më parë. Policia e ka ndaluar atë në kryeqytetin e Republikës së serbëve të Bosnjës, pasi ai nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për t’u marrrë […]

Policia e Bosnje Hercegovinës ka arrestuar të mërkurën në Banja Llukë, Davor Dragiçeviq, kërkesa e të cilit për vdekjen e djalit të tij, Davidit ka nxitur protesta muaj më parë.

Policia e ka ndaluar atë në kryeqytetin e Republikës së serbëve të Bosnjës, pasi ai nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për t’u marrrë në pyetje.

Përveç tij, policia ka arrestuar edhe disa persona tjerë, duke përfshirë edhe ish-gruan e Dragiçeviqit.

Avokati i familjes ka thënë se Davor Dragiçeviq është lënduar gjatë ndalimit, mirëpo policia ka mohuar këtë pretendim.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë ka reaguar pas këtyre zhvillimeve, duke thënë se është duke vëzhguar këtë situatë.

“Ngjarjet e së mërkurës në Banja Llukë dërgojnë një sinjal negativ dhe alarmues për sundimin e ligjit”, është thënë në deklaratë.

Dragiçeviq pati themeluar Lëvizjen Drejtësia për Davidin, pas vdekjes së djalit të tij 21 vjeçar në mars të këtij viti.

David ishte gjetur i vdekur pas një jave prej kur ishte raportuar për zhdukjen e tij.

Babai i tij ka thënë se ai është torturuar dhe vrarë, derisa sipas policisë viktima ka vdekur pas përdorimit të alkoolit dhe drogës.

Në një marsh të mbajtur më 5 tetor, Davor Dragiçeviq pati thënë se “ministria e Brendshme ka organizuar vrasjen e Davidit”.

“Ky është shtet kriminal, polici kriminale”, ishte shprehur ai.

Autoritetet në Sarajevë dhe Banja Llukë kanë mohuar këto pretendime.

Pas arrestimeve të 25 dhjetorit, policia ka hequr një memorial të improvizuar për David Dragiçeviqin, vend të cilin banorët kanë vënë qirinj dhe lule për muaj të tërë.

Dhjetëra persona kanë shikuar këtë ngjarje me lot në sy.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj