Panucci flet pas shortit: Vendi i parë i paarritshëm, do luftojmë për të dytin

Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020. Kuqezinjtë ndodhen në Grupin H, së bashku me kampionët e botës Francën. Përveç francezëve, Shqipëria do të përballet edhe me Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur pas shortit të hedhur në Dublin. “Mund të […]

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin H, së bashku me kampionët e botës Francën.

Përveç francezëve, Shqipëria do të përballet edhe me Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur pas shortit të hedhur në Dublin.

“Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor”.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin”, deklaroi Panucci.

Tutje trajneri italian ka thënë se do të provojnë të dalin të dytët në grup.

“Ne duhet të shkruajmë historinë dhe duhet të luftojmë për të fituar. Shpresojmë që të kem të gjithë lojtarët gati. Uroj që të kemi lojtarët dhe të kemi zgjedhje”.

“Do provojmë të dalim të dytët, pasi Franca është favorite. Do të luftojmë me Turqinë dhe Islandën”, deklaroi trajneri italian. 

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin