Mik me ultrasin shqiptar, kush është tifozi që u vra përpara Inter-Napoli (VIDEO)

Mik me ultrasin shqiptar, kush është tifozi që u vra përpara Inter-Napoli (VIDEO)

Futbolli italian përgjaket sërish. Këtë herë, gjithçka ka ndodhur përpara ndeshjes Inter-Napoli, 2 km larg stadiumit “San Siro”. Një pritë e vërtetë ajo e organizuar nga disa ultras zikaltër, të cilëve u është mohuar hyrja në stadiume për shkak të dënimeve që kanë marrë si pasojë e agresionit por edhe përplasjeve me tifozeritë e tjera […]

Një pritë e vërtetë ajo e organizuar nga disa ultras zikaltër, të cilëve u është mohuar hyrja në stadiume për shkak të dënimeve që kanë marrë si pasojë e agresionit por edhe përplasjeve me tifozeritë e tjera dhe prishjes së qetësisë publike.

Rreth 100 tifozë kanë dalë përpara disa minubus  që trasportonin tifozët e Napolit që po i drejtoheshin stadiumit.

Të maskuar dhe me armë të ftohta, kanë sulmuar dhe goditur tifozët napoletanë, që kanë zbritur nga njëri minibus, duke therur katër prej tyre, që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mes huliganëve dhe vandalëve që kishin përgatitur këtë pritë, edhe ultras të Nicës dhe Vareses, duke qenë se kanë binjakëzim mes tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=nA2V2sp2TUE

Pikërisht njëri prej tyre ka humbur jetën, pasi një minibus e ka përplasur në tentativë për t’i shpëtuar agresionit dhe pritës. Quhet Daniele Belardinelli, 35 vjeç, pjesë e tifogrupit ekstremist të djathtë të Vareses, “Blood & Honour”. i thërritur shkurt “Dede”, rezident në Buguxhiate (Varze), me precedentë penalë të tjerë dhe i përjashtuar nga stadiumet italiane për 5 vjet si pasojë e trazirave të ndryshme të organizuara, ishte edhe praktikues i sportit MMA, pra disiplina e arteve marciale mikse, raporton telesport.

https://www.youtube.com/watch?v=8_GG9O8UkTE

Jo vetëm kaq, por si thuajse të gjithë ultrasit fashistë dhe orientimit ekstremist të djathtë të Vareses, kishte look-un e “skeanhead”, pra i qethur zero. Belardinelli është edhe mik ose i njohur i ultrasit fashist shqiptar, Landi Gjoni, nga Lezha, për të cilin është folur disa herë dhe janë shkruar artikuj në gazetat italiane. Pjesë të dy të grupimit “Blood & Honour”, edhe pse Landi ka formuar tifogrupin e tij, “Arditi”.

Ky grupim i Vareses është shumë pranë Interit dhe shpesh frekuenton “San Siro”-n. “Dede” ka qenë protagonist edhe i trazirave që shpërthyen në miqësoren Como-Inter të vitit 2012.

Ndërkohë që kuestori ka kërkuar skualifikimin e Curva Nord të Interit deri në mars të vitit 2019  dhe mohimin e transfertave, policia vijon me arrestimet dhe deri tani janë tre ultras interistë që kanë përfunduar në pranga. Do te merren në pyetje edhe tifozët napolitanë që kanë qenë pjesë e atyre trazirave në Via Novara të Milanos, mbrëmjen e 26 dhjetorit, përpara ndeshjes Inter-Napoli.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova