Mes emocioneve dhe drithërimave, Roma e Inter ndahen në paqe (VIDEO)

Stadio Olimpico ka qenë arena e kryendeshjes së javës së 14-të në Serie A, ku janë takuar Roma dhe Interi. Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2. Keita Balde, Ivan Perisic e Alessandro Florenzi, i patën rastet e tyre që nuk i konkretizuan në gjysmën e parë të lojës. Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, […]

Keita Balde, Ivan Perisic e Alessandro Florenzi, i patën rastet e tyre që nuk i konkretizuan në gjysmën e parë të lojës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, kur pas një harkimi të Danilo D’Ambrosios në zonë, Keita Balde goditi me të parën për ta futur topin në rrjetë.

Në vazhdim, Samir Handanovic priti për mrekulli një gjuajtje të lirë të Aleksandar Kolarov dhe mysafirët shkuan në pushim me epërsi.

Mirëpo, vetëm disa minuta brenda pjesës së dytë (51′), Cengiz Under realizoi një gol shumë të bukur për t’i barazuar shifrat.

Pas një harkimi nga këndi të Marcelo Brozovic, kapiteni Mauro Icardi kërceu më lartë për të shënuar me kokë (66′) dhe për t’ia kthyer Interit avantazhin.

Porse, Brozovic e ndali topin me dorë në zonë dhe penalltinë e akorduar e konvertoi në gol Aleksandar Kolarov (74′).

Në minutat e mbetura, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte, ashtu që i ndanë pikët nga kjo përballje.

Në xhiron e ardhshme, Nerëzzurrët zhvillojnë Derby d’Italia në shtëpi të Juventusit, derisa Giallorossët luajnë si mysafirë të Cagliarit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova