Merr fund edhe puna e Ushtrisë, shefi i NATO-s: Është kohë e papërshtatshme

Merr fund edhe puna e Ushtrisë, shefi i NATO-s: Është kohë e papërshtatshme

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nisma e Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë po bëhet në një kohë të papërshtatshme, dhe është në kundërshtim me rekomandimet e shumicës së vendeve të cilat janë pjesë e NATO-s. Sipas tij një nismë e tillë mund të ketë impakt serioz negativ në rrugën […]

Sipas tij një nismë e tillë mund të ketë impakt serioz negativ në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën, shkruan ‘tanjug’.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai.

Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e Republikës së Kosovës kohë më parë u ka dhënë dritën jeshile tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Me 14 dhjetor të këtij viti do të mbahet seanca në të cilën do të votohen këto tri projektligje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj