Mërgim Mavraj flet për shortin e Shqipërisë dhe Kosovës

Mërgim Mavraj flet për shortin e Shqipërisë dhe Kosovës

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, e ka komentuar grupin e Shqipërisë dhe të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Ai mendon se kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Islandës dhe Turqisë, ndërsa beson se Kosova mund të marrë ndonjë rezultat pozitiv për shkak të formës së mirë. Përveç, Anglisë, ndër […]

Ai mendon se kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Islandës dhe Turqisë, ndërsa beson se Kosova mund të marrë ndonjë rezultat pozitiv për shkak të formës së mirë.

Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ndërsa, Shqipëria po ashtu do të ndeshet me një ndër kombëtaret në formën më të mirë, Francën, si dhe me katër kombëtare të tjera, të cilat janë më të dobëta, Islanda, Turqia, Moldavia, Andorra.

Sa shanse ka Shqipëria?

Për mundësi dhe shanse është e vështirë të flasim tani. Kemi pasur ndeshje të mira me Francën dhe Turqinë. Me këtë grup, e dimë që Islanda ka ecur shumë përpara, është e fortë. Islandën dhe Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Nëse ia dalim në këto ndeshje, kemi shumë mundësi.

Mendon se kemi gjasa me Turqinë dhe Islandën, kë shikon skuadër më të vështirë?

Islanda është më e vështirë për të luajtur, është një ekip që kurrë nuk e anashkalon kundërshtarin. E përgatit ndeshjen në mënyrë maksimale, dhe luftojnë në çdo ndeshje. Është më e vështirë kundër tyre, dhe kanë fituar shumë vetëbesim. Kurse Turqia është ende në ndërtim, kanë ndërruar trajnerin. Islanda është pak më e fortë se Turqia, por të dyja janë të vështira.

Grupi i Kosovës, derbi me Bullgarinë dhe Malin e Zi…

Është e vështirë të flasësh për skuadra të tjera që nuk e njeh mirë, por me Malin e Zi dhe Anglinë, për kosovarët do jenë një ndeshje e jashtëzakonshme. Me këtë formë që kanë momentalisht, mendoj se mund të arrijnë ndonjë rezultat pozitiv.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova