Lluka Modriq – Nga refugjati që luante futboll nën granatat serbe e deri te Topi i Artë

Lluka Modriq – Nga refugjati që luante futboll nën granatat serbe e deri te Topi i Artë

Atë mëngjes të dhjetorit të vitit 1991, plaku e mori bagëtinë në mal, sepse ashtu bënte çdo ditë, në shi e diell, dimrit e verës. Ai e mori bagëtinë në mal atë mëngjes dhe kurrë nuk u kthye më. Një grusht i burrave të veshur me uniforma policore e arrestuan. Ishin apo nuk ishin zyrtarë […]

Atë mëngjes të dhjetorit të vitit 1991, plaku e mori bagëtinë në mal, sepse ashtu bënte çdo ditë, në shi e diell, dimrit e verës. Ai e mori bagëtinë në mal atë mëngjes dhe kurrë nuk u kthye më. Një grusht i burrave të veshur me uniforma policore e arrestuan. Ishin apo nuk ishin zyrtarë të rregullt policor – Faji i këtij njeriu ishte i njëjti si në çdo vend të shqyer nga përkatësia: nuk ishte njëri prej tyre. Ai ishte tjetr. Armiku. Faji i tij nuk kishte të bënte me veprimet e tij: ai ishte ç’ishte. Ai ishte kroat, ata ishin serbë. Kjo ishte e tëra.

Burrat e morën atë dhe ca të tjerë në fshatin e afërt Jesenice, dhe aty i ekzekutuan. Pas vetes plaku la familjen që e donte dhe e cila e donte atë: askënd tjetër më shumë se nipin gjashtëvjeçar, me të cilin e ndante emrin dhe me të cilin thuajse ishte i pandashëm, plaku e adhuronte nipin, ndërsa djaloshi e mbante gjyshin për hero.

Emrin që e ndanin ishte Luka Modriq, dhe të dielën ky djal i vogël, tash 32-vjeçar, i priu shtetit të tij në Finalen e Kupës Botërore.

Pas vrasjes së gjyshit, shtëpia e familjes së Lukës u dogj, dhe ata jetuan nëpër hotele me vite të tëra, jo në ato të shtrenjta e të rehatshme, por të thjeshta, gjysmë të rrënuara në qytetin e tij të lindjes në Zarë. Kur binin mortajat, siç ndodhte shpesh, Luka i vogël mbyllej në dhomë dhe priste që ato të pushonin: por kur qartësohej situata, ai dilte të luante futboll në parkingun e veturave, herë me fëmijët e tjerë e herë vetëm. Çdo gjë që e largonte nga zymtësia për t’i ikur realitetit të një vendi me konflikt të përhershëm.

Ai ishte një fëmijë i vogël: tepër i vogël që të angazhohej, siç u konstatua nga klubi më i madh i kësaj ane, Hajduku i Splitit. Kështu si 18-vjeçar përfunundoi duke luajtur për klubin Zrnjski Mostar në ligën e Bosnjë-Hercegovinës, ku bashkëlojtarët dhe kundërshtarët zbuluan dy gjëra për këtë djalosh: se ai kishte të gjitha shkathtësitë që mund të dëshiroheshin dhe se ai mund të kujdesej për veten po ashtu.

15 vjet më vonë ai nisi udhëtimet nga Dinamo e Zagrebit te Tottenham Hotspur e deri te Reali i Madridit. Ani se duket i njëjtë, sipas fjalëve të patejkaluara të gazetarit të «The Guardian» Barney Ronay, «djaloshi i vogël i veshur si magjistari», tani është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë: mesfushori i talenteve të jashtzakonshme, njëri prej të paktëve që mund të lakojë kohën dhe hapësirën sipas nevojës.

Dhe mbase prej të gjitha talenteve më i madhi është ky: se mund t’i bëjë të tjerët të luajnë më mirë. Kur një pasim i thjeshtë është opsioni më i irë, ai e luan ate. Kur të nevoitet që ta mbaj topin për pak qaste deri sa bashklojtarët të pozicionohen më mirë, ai e bën atë. Kur duhet t’ua ruajë shpinën bashkëlojtarëve pas topit të humbur, ai e bën atë.

Ai nuk është njëri prej atyre superyjeve graviteti i të cilëve i tërheq sytë dhe lojën, prania e të cilit frenon 10 burra tjerë që mbajnë dresin e njëjtë si ai. Ai është lider saktësisht ultimativ sepse ai se bën këtë vetëm për vete. Nuk do ta gjeni atë duke rrotulluar sikur të jetë futur në fushën e minave, apo duke e copëtuar dresin kur shënon, apo duke shikuar e ndejtur si i përndjekuri kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës. Ai ia lë këto gjëra Neymarit, Ronaldos, Messit. Ata janë aty edhe ashtu. Ai është ende aty ashtu sikur ekipi i tij.

Ai sonte ia doli të fitonte Topin e Artë duke e thyer hegjemoninë Messi-Ronaldo që zgjat tash e dhjetë vite.

Fragmente të marra nga Dialogplus

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova