Liverpool i jep ‘shkollë’ Arsenalit, pesë gola për tre pikë (VIDEO)

Liverpool i jep ‘shkollë’ Arsenalit, pesë gola për tre pikë (VIDEO)

Liverpool e ka demoluar Arsenalin në ndeshjen më interesante të kësaj javë në Premier Ligë.  ‘Të Kuqtë’ arritën fitoren 5 me 1, përballë një Arsenali të përgjysmëuar. Faktikisht, ishin ‘Topçinjët’ ata që shënuan të parët nëpërmjet Maitland-Niles (11′). Por pas këtij goli, u ‘ndezën’ edhe lojtarët e Jurgen Klopp. Në vetëm dy minuta (14′ 15′), […]

‘Të Kuqtë’ arritën fitoren 5 me 1, përballë një Arsenali të përgjysmëuar.

Faktikisht, ishin ‘Topçinjët’ ata që shënuan të parët nëpërmjet Maitland-Niles (11′).

Por pas këtij goli, u ‘ndezën’ edhe lojtarët e Jurgen Klopp.

Në vetëm dy minuta (14′ 15′), Roberto Firmino shënoi dy gola dhe çoi në epërsi Liverpoolin.

Zhvillohej minuta e 32-të, kur mbrojtja e përgjumur e Arsenal i dha edhe një gol ekipit të Klopp. Këtë herë, Sadio Mane ngriti epërsinë në 3 me 1.

Episodi diskutabil i ndeshjes ishte sigurisht momenti i penalltisë së Mohamed Salah, i cili në fundin e pjesës së parë fundosi ekipin e Emery për 4 me 1.

Për ta vazhduar me momentet e dyshimta, Kolasinac në pjesën e dytë shkaktoi një ndërhyrje ndaj Lovren, që për gjyqtarin Oliver ishte penallti.

Roberto Firmino mori përsipër ekzekutimin dhe kompletoi het-trikun për rezultatin 5 me 1.

Deri në fund të ndeshjes, edhe Lacazette u rrëzua në zonën e Liverpool pas kontaktit që pati me Robertson, por për gjyqtarin Michael Oliver nuk ishte e mjaftueshme që të akordonte penalltinë e tretë në ndeshje.

Liverpool tashmë ka 54 pikë në vendin e parë, duke u larguar përkohësisht 9 pikë nga pozita e dytë, ndërsa Arsenal vazhdon të mbetet në vendin e pestë me 38 pikë. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova