Limaj thotë se Serbia ështe në panik për taksën

Limaj thotë se Serbia ështe në panik për taksën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e komisionerit Johannes Hahn në Kosovë. Limaj thotë se kjo vizitë ka qenë i planifikuar të ndodhe vendosjes së taksës. Sipas tij përveç diskutimeve për integrimet evropiane, temë e pakalueshme ka qenë vendosja e taksës. Ai ka thënë se takimi i sot në ambientet e qeverisë […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e komisionerit Johannes Hahn në Kosovë. Limaj thotë se kjo vizitë ka qenë i planifikuar të ndodhe vendosjes së taksës. Sipas tij përveç diskutimeve për integrimet evropiane, temë e pakalueshme ka qenë vendosja e taksës.

Ai ka thënë se takimi i sot në ambientet e qeverisë ka qenë rast i mirë për ta njoftuar edhe njëherë komisionerin Hahn pse Kosova ka vendosur një masë të tillë. Limaj ka thënë se kjo taksë mund të hiqet kur të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve.

“Bashkimi Europian është i interesuar të gjejë rrugë me ardhe deri të zgjidhja. Kjo masë nuk është në vizionin e Kosovës dhe as të BE-së, sepse ideja është unifikimi e bashkëpunimi, por në këtë pjesë të rajonit kemi një situatë jonormale e cila kërkon zgjidhje. Janë dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën. Serbia përdor gjithë mekanzimin me shkatërru Kosovën dhe në një situatë të tillë ne kemi marrë masa vetëmbrojtëse. Koha ka ardhur të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse kur dy shtetet e njohin njëra tjetrën. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedoje për të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe si përfundim njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka thënë Limaj për Televizionin publik.

Ai ka thënë se veprimi për taksën është në mbrojtje të sigurisë nacionale.

Limaj po ashtu tha se në logjikën ekonomike është absurde të ketë barriera, por situata mes dy vendeve është thuajse armiqësore.

Serbia, sipas Limajt, ka tentuar të bëj panik, por ka dështuar në këtë pikë. Limaj ka thënë se nuk mund të lejohet me të ofendohet dhe fyhet shteti i Kosovës.

“Edhe po e dua tregun tuaj edhe nuk po ju njoh. Edhe po e dua tregun tuaj dhe po punoj të ju shkatërroj nuk shkon kështu. Ne jemi të hapur”

 

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj