Ky është bashkëluftëtari i Thaçit, që la shkollën për të veshur uniformën e UÇK-së (Foto)

Ky është bashkëluftëtari i Thaçit, që la shkollën për të veshur uniformën e UÇK-së (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot gjatë ditë mikun e tij i cili është aktualisht kolonel dhe Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhevdet Tahiraj. Thaçi përmes Facebook’ut ka treguar se miku i tij Xhevdet Tahirja në vitet e 90’ta kishte lënë studimet në Tiranë për t’i […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot gjatë ditë mikun e tij i cili është aktualisht kolonel dhe Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhevdet Tahiraj.

Thaçi përmes Facebook’ut ka treguar se miku i tij Xhevdet Tahirja në vitet e 90’ta kishte lënë studimet në Tiranë për t’i dalë në ndihmë çlirimit të Kosovës nga pushteti Jugosllav në atë kohë, shkruan gazetametro.net.

Po ashtu presidenti Thaçi ka treguar se dhomat e vogla të konvikteve në atë kohë të studentëve ishin gjithmonë të hapura për luftëtarët e lirisë për çlirimin e vendit.

Por, Thaçi ka thënë se miku i tij misionin në shërbim të atdheut nuk po e përfundon asnjëherë, ai akoma po vazhdon t’i shërbej vendit me uniformë të FKS-së.

Postimi i plotë:

Sot, takova mikun tim, kolonelin Xhevdet Tahiraj, i cili aktualisht është Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në kuadër të FSK-së. Xhevdeti, njësoj sikur shumë studentë të tjerë në vitet e 90-ta, ishte i detyruar të largohej nga Kosova, për t’i vazhduar studimet në Tiranë. Në atë kohë, qindra studentë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, në kushte të vështira dhe larg familjeve të tyre, me sukses përfunduan studimet në Shqipëri. Apartamentet e tyre të thjeshta, por edhe dhomat e vogla të konvikteve ishin gjithmonë të hapura për luftëtarët e lirisë. Për më tepër, këta studentë me krenari i veshën uniformat e ushtarëve të lirisë, duke lënë librat përkohësisht në një anë, deri në çlirimin e vendit tonë. Por, misioni në shërbim të atdheut nuk përfundon asnjëherë, për të gjithë ata që e duan Kosovën e zhvilluar. Këtë mision është duke e vazhduar përsëri Xhevdeti, së bashku me qindra e qindra djem dhe vajza, që shërbejnë me ose pa uniformë për Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të zhvilluar. Respekt për të gjithë ata që i shërbejnë vendit tonë! /Periskopi

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja