Kroaci, Kryeministri Rama takon Presidenten Grabar-Kitarović

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Së bashku me delegacionin që e shoqëron në Kroaci, Kryeministri pati bisedime me palën kroate. Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të Iniciativës të Europës Qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të […]
Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Së bashku me delegacionin që e shoqëron në Kroaci, Kryeministri pati bisedime me palën kroate.
Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të Iniciativës të Europës Qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të Kroacisë.
Një ditë më herët, Rama u prit nga homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, me një ceremoni zyrtare. Pas takimit, palët nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik.












