Kjo është shuma marramendëse që klubi suedez pagoi për Fidan Alitin

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut që nga janari, pasi klubi korçar e ka shitur mbrojtësin në Suedi. 500 mijë euro do të derdhen në arkat e klubit kampion të Shqipërisë, ndërsa karriera e mbrojtësit të Kosovës do të transferohet në kampionatin skandinav. Pista dhe marrëveshja […]

500 mijë euro do të derdhen në arkat e klubit kampion të Shqipërisë, ndërsa karriera e mbrojtësit të Kosovës do të transferohet në kampionatin skandinav.

Pista dhe marrëveshja ishin të mbyllura, por ekipi nuk bëhej i ditur, me drejtorin sportiv, Haris Fakic që punoi direkt për këtë transferim.

Nuk ka vonuar shumë dhe situata është qartësuar. Ekipi që po negocion shqiptari është Hammarby. Skuadra suedeze do që ta afrojë Alitin në skuadër për sezonin e ri.

Kampionati suedez ka mbaruar dhe ekipet po punojnë për t’u përforcuar për edicionin e ri futbollistik. Hammarby e mbylli sezonin e kaluar në vendin e katërt dhe nuk ia doli mbanë që të kapte Evropën. Sezonin e ri do të nisë me investime të rëndësishme dhe Aliti shihet si një goditje mjaft e rëndësishme.

Kalimi në Suedi është një tjetër trampolinë, pasi ekipet suedeze mundohen të pikasin futbollistë të mirë dhe më pas t’i shesin drejt Evropës Perëndimore. Mbrojtësi është i duhuri, pasi ka eksperiencë në Evropë duke qenë se ka luajtur në Zvicër me Luzernën, Moldavi me Sheriff Tiraspolin dhe në Kroaci me Slaven Belupon.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova