Ish-ministri Sefaj nuk i do mediat në sallën ku po merret në pyetje për dëbimin e gylenistëve

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar që intervistimi i tij nga Komisioni Hetimor të bëhet pa praninë e mediave. Sefaj ka kërkuar falje për pamundësinë që të vinte më herët për intervistim, por është arsyetuar se ka pasur angazhime të shumta jashtë Kosovës. Ish-ministri i Brendshëm raporton për dëbimin e turqve Ka […]
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar që intervistimi i tij nga Komisioni Hetimor të bëhet pa praninë e mediave.
Sefaj ka kërkuar falje për pamundësinë që të vinte më herët për intervistim, por është arsyetuar se ka pasur angazhime të shumta jashtë Kosovës.
Ish-ministri i Brendshëm raporton për dëbimin e turqve
Ka filluar mbledhjen Komisioni parlamentar hetimor rreth deportimit të gjashtë turqve nga Kosova për në Turqi.
Ftesës për raportim i është përgjigjur ish-ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi, raporton “Koha Ditore”.
Raportimi i Sefajt nuk ka filluar ende pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar konsultim mes anëtarëve të komisionit, pa treguar se për çfarë çështje.
Ish-ministri dhe gazetarët janë larguar nga salla./Koha/












