Hoxhaj mohon të ketë folur për krijimin e një pakti kundër Serbisë

Hoxhaj mohon të ketë folur për krijimin e një pakti kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj tha se në një intervistë që ai kishte dhënë për “Veçernji list” të Zagrebit, nuk kishte përmendur krijimin e ndonjë pakti kundër Serbisë. Ai gjithashtu deklaroi se titulli i tekstit që bëri jehonë në rajon dhe ajo çfarë tha aty, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, transmeton KosovaPress. “Unë kurrë […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj tha se në një intervistë që ai kishte dhënë për “Veçernji list” të Zagrebit, nuk kishte përmendur krijimin e ndonjë pakti kundër Serbisë.

Ai gjithashtu deklaroi se titulli i tekstit që bëri jehonë në rajon dhe ajo çfarë tha aty, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, transmeton KosovaPress.

“Unë kurrë nuk kam thënë asgjë për krijimin e një pakti rajonal kundër Serbisë! Titulli i tekstit dhe ajo që unë kam thënë në të vërtetë janë gjëra krejtësisht të ndryshme,” tha Hoxhaj për televizionin e Malit të Zi, Antena M.

Ai tha se ai qëndron pranë çdo gjëje tjetër që tha për Veçernji list – për ndërhyrjen e Serbisë që të minojë shtetësinë e Kosovës, ndërhyrjen e Beogradit në punët e brendshme të Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe qëndrimin se bashkëpunimi rajonal stabilizon Ballkanin dhe balancon Serbinë.

“Sa për komentet e mia se Serbia po kryen një politikë agresive kundër vendeve fqinje dhe se partnerët perëndimorë duhet të përdorin ndikimin e tyre në Serbi, e cila është në thelb një dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, janë të gjitha qëndrimet e mia të njohura që i kam bërë në mënyrë të përsëritur gjatë dekadës së fundit”, tha Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj më herët deklaroi në një intervistë me Veçernji List se në disa raste, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Maqedoni dhe Mal të Zi, ai bisedoi me krerët e këtyre vendeve lidhur me krijimin e një pakti që do t’i qëndronte Serbisë dhe “politikës së saj agresive” .

Ai e arsyetoi këtë për gazetën Veçernji List, duke thënë se Serbia vazhdon një fushatë agresive kundër Kosovës dhe dëshiron të destabilizojë të gjithë rajonin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi mohoi sot se zyrtarët e atij vendi biseduan për krijimin e një pakti kundër çdo shteti në rajon, ndërsa kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia kurrë nuk bisedoi me askënd rreth formimit të një pakti kundër Serbisë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj