Historia interesante: Tifozi qëndroi në burg një javë më shumë për të bërë foto me Tottin

Historia interesante: Tifozi qëndroi në burg një javë më shumë për të bërë foto me Tottin

Një histori interesante vjen nga Italia, më saktësisht nga Roma.  Ikona e romakëve, Francesco Totti ka kujtuar në librin e tij njëri nga momentin më interesant që i ka ndodhur gjatë historisë së tij të lavdishme me Romën, transmeton Periskopi. ”Më bëri shumë përshtypje kur para disa kohësh mora pjesë në një aktivitet të organizuar […]

Ikona e romakëve, Francesco Totti ka kujtuar në librin e tij njëri nga momentin më interesant që i ka ndodhur gjatë historisë së tij të lavdishme me Romën, transmeton Periskopi.

”Më bëri shumë përshtypje kur para disa kohësh mora pjesë në një aktivitet të organizuar në burgun e Rebibias në Romë. Pasi u mbyll aktiviteti u vura në dispozicion për të bërë foto me këdo që dëshironte”, fillon tregimin ish-kapiteni i Romës.

Image result for Francesco Totti photo in prison

”Në radhë ishte një djalë që ngulte këmbë të ishte ai i pari që do bënte foto me mua. Gardianët mbanin rregullin, megjithatë kur erdhi puna te ky zotëria e toleruan, e lanë të kalonte pa radhë. ‘Po po, jam unë i pari që do bëj foto me kapitenin’, po afrohej gjithë qejf”.

”Më bëri kurioz pasi ishte shumë i ri për të qenë ‘kapo’ dhe shumë i imët në trup për t’u patur frikë nga të tjerët që e lanë të kalonte”.

”Pasi bëjmë fotografinë, ku unë i hodha dorën në qafë, e ndaloj dhe e pyes: ‘Pse gjithë ky vrull për të qenë i pari në radhë?’ ”

Më përgjigjet: ‘Kapiten, mua dënimi më mbaroi 1 javë më parë por kur mora vesh që ju do vinit për vizitë ju luta drejtorit të rrija 7 ditë më shumë brenda. Edhe sikur të jetoj 100 vjet, nuk e di a do më bjerë më rasti për të bërë fotografi me ty. Si rregull nuk lejohet, por i thashë drejtorit që nëse nuk më lejonte do bëja prapë ndonjë budallallëk jashtë për të qenë sot këtu i pranishëm. Tani do dal i lumtur, pasi jashtë më pret vajza ime 3 vjeçare…’ “  /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova