Gruevski kërkoi ndihmën e BE-së para arratisjes në Hungari

Gruevski kërkoi ndihmën e BE-së para arratisjes në Hungari

Ish-kryeministri maqedonas në arrati, Nikola Gruevski, raportohet të ketë kërkuar ndihmën e personaliteteve me më shumë ndikim në Bashkimin Europian për të shmangur dënimin e tij me burg, përmes një letre dërguar atyre më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për […]

Në letër, Gruevski i shkruan komisionerit europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, komisioneres për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç dhe kryetarit të Partive Popullore Europiane (PPE), Joseph Doll.

Letra është publikuar nga një medie e afërt me VMRO-DPMNE-në opozitare, televizioni “Alfa”, ndërkohë që përmes saj, Gruevski kërkon që në Maqedoni të dërgohen gjykatës ndërkombëtarë ose mision ndërkombëtar, pasi nuk beson në pavarësinë e gjyqësorit.

Sipas tij, për vendimin e marrë ndaj tij janë mbledhur materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që nuk është lejuar që atyre t’u bëhet ekspertiza, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Më 13 nëntor, Gruevski njoftoi përmes “Facebookut” se ishte larguar nga Maqedonia për në Hungari, për shkak të kërcënimeve politike. Edhe pse MPB-ja lëshoi urdhërarresti ndërkombëtar ndaj tij, Hungaria nuk po e ekstradon, por po merr në shqyrtim kërkesën e tij për azil.

Gruevski rezulton i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Shkupit, për çështjen e njohur si “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen për 600 mijë euro të një automjeti Mercedes.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja