Fshati shqiptar që nuk ka rrymë qe 7 vjet

Fshati shqiptar që nuk ka rrymë qe 7 vjet

Fshati Derje është vetëm 40 km larg Tiranës. Në vitin 2011 disa persona të panjohur vodhën transformatorin dhe linjën elektrike. Edhe pse keqbërësit u kapën në kohë rekord, lidhja e energjisë elektrike nuk u arrit që të realizohej. Kështu, 23 familjet e kësaj zone kanë jetuar pa drita. Disa prej tyre u larguan dhe përfunduan […]

Kështu, 23 familjet e kësaj zone kanë jetuar pa drita. Disa prej tyre u larguan dhe përfunduan 6 familje gjithsej në fshat. Këta banorë afërsisht për 7 vjet kanë jetuar pa drita.

Mexhit Masha thotë: “Vetëm me qiri, elektrik dore, me flakën e druve dilja natën se kisha frikë kafshët e pyllit. E kam parë ariun dy herë. Kur u lidh poçi, unë fillova të qaja. Nuk e besoja dot dhe më iknin lotët. Për orën merrja ata të Tiranës dhe i pyesja sa është ora? Sa është data?”

Mungesa e energjisë elektrike për 7 vjet banorët e Derjes i mbajti larg aktualitetit. I gjithë fshati kishte vetëm një radio dhe ai që mësonte më shumë të rejat ishte Mexhit Alasani. Ndërsa zonjat e fshatit punët e shtëpisë i bënin sapo lindte dielli dhe duhet t’i përfundonin ato para perëndimit.

“Kemi tre vjet tashi që kemi vënë atë panelën diellore dhe sa për dritë kishim dhe për të karikuar një telefon”, deklaroi Alasani.

OSHEE, në prag të Vitit të Ri, bëri të mundur lidhjen e energjisë elektrike në fshatin Derje.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja