Flet edhe trajneri Southgate: Duhet të kemi kujdes për ndeshjet jashtë shtëpisë

Në kryeqytetin irlandez Dublin është hedhur shorti për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2020. Kombëtarja e Anglisë do të jetë në Grupin A, së bashku me Çekinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Kosovën. E për këtë grup ka folur edhe trajneri i Kombëtares angleze, Gareth Southgate. Numri një i ‘Tre Luanëve’, tha se është mirë […]

Kombëtarja e Anglisë do të jetë në Grupin A, së bashku me Çekinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

E për këtë grup ka folur edhe trajneri i Kombëtares angleze, Gareth Southgate.

Numri një i ‘Tre Luanëve’, tha se është mirë që kanë shmangur disa nga skuadrat e mëdha.

“Ne kemi shmangur disa skuadra shumë të mëdha, kështu që tani duhet të sigurohemi që paraqitjet tona të jenë në nivel”.

Southgate nuk përmendi emra, mirëpo tha se ndeshjet në vendet më pak të njohura janë të vështira pasi atmosfera është e zjarrtë.

“Kur luani në disa nga vendet më pak të njohura, ata janë të motivuar për të luajtur ndaj Anglisë dhe bëhet e vështirë. Atmosfera në këto vende mund të jetë e zjarrtë”, u shpreh Southgate.

Krejt në fund trajneri anglez tha se nuk ka asnjë justifikim dhe se ekipi i tij duhet të dalë i pari nga grupi.

“Nuk duhet të ketë justifikime, ne duhet të përgatitemi për secilën ndeshje për të bërë mirë dhe për të dalë të parët nga grupi”, u shpreh trajneri anglez.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova